Hill thotë se nuk ka dëshmi se Beogradi e ka kryer sulmin në Ibër-Lepenc, FBI po i ndihmon hetimet!

Ambasadori i SHBA’së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Amerika nuk sheh prova që drejtojnë kah Beogradi sa i përket asaj se kush qëndron mbrapa sulmit në kanalin e Ibër Lepencit.

“Ne sigurisht që nuk shohim asnjë dëshmi që do të çonte te Beogradi, por dikush e ka bërë atë dhe një hetim duhet të kryhet”, ka thënë ai për RTS.

Ai shtoi se është mirë që FBI po e mbështet këtë hetim dhe se kjo flet për faktin se ka mungesë besimi dhe “tendencë për akuza të ndërsjella”.

Për sulmin e 29 nëntorit Kosova e ka fajësuar Serbinë, mirëpo kjo është mohuar nga Beogradi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.