“Sapo la shërbimin, por s’arriti dot në shtëpi”/ Ky është efektivi në Mirditë, u përplas për vdekje nga një malazez (Foto+Video)
Personi që shihni në foto është Gëzim Lazri, efektivi i policisë në Mirditë i cili ndërroi jetë në saj të një aksidenti tragjik ditën e sotme te Rruga e Kombit.
Policia ka zbardhur detaje të reja nga përplasja e dy mjeteve në Rrugën e Kombit që shkaktoi vdekjen e efektivit të policisë në Mirditë Gëzim Lazri.
Nga sa bëhet e ditur, ka qenë një manovër e gabuar e një mjeti tip ‘Chevrolet’ që drejtohej nga një malazez me iniciale M.F.
Pamje nga aksidenti tragjik: