A tregon kjo video se Policia qellimisht ka lënë një pjesë të terroristeve të largohen në territorin e Serbisë?! (Video)

A tregon kjo video se Policia qellimisht ka lënë një pjesë të terroristeve të largohen në territorin e Serbisë?! (Video)

KlanKosova ka publikuar një video ekskluzive të bërë nga Droni ku shihet se si terroristet serb të cilët ishin ngujuar në Manastirin e Banjskës së Zveçanit, largohen çlirshëm maleve dhe siç edhe shihet në video, terroristët duket qartësisht ser largohen pa pengesa të mëdha, edhe pse ishin të rrethuar nga qindra policë të njesive speciale të Kosovës.

Disa nga ta fillimisht largohen me vetura për në malet e afërta, e më pas e mësyjnë udhëtimin në këmbë të çliruar dhe atë në pikë të ditës. Shumë eksponent e analistë të rëndësishëm shqiptar e serb kanë shtjelluar teoritë se KFOR dhe Policia e Kosovës mund të kenë arritur marrëveshje me Serbinë për të mos tensionuar situatën, me ç’rast grupet terroriste t’i lënë që të largohen nga territori i Kosovës, me kusht që të njëjtit të gjykohen nga Serbia. Ndër analistët kosovar që ka ngritur këto teza është edhe publicisti i mirënjohur Baton Haxhiu e gjithashtu edhe gazetari dhe publicisti i njohur serb Dushan Janjiq.

Për më shumë ndqni videon se si serbet largohen çlirshëm nga Manastiri: 

CATEGORIES
Share This