Publikohen pamjet: Momenti i arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja

Këto janë pamjet e arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja, një ditë më parë në zonën e Durrësit me urdhër të SPAK.

Tvklan.al ka siguruar videon e momentit të arrestimit teksa Çyrbja shoqërohet nga Forcat Operacionale për në Drejtorinë e Policisë së Durrësit.


Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit disa ditë përpara se të arrestohej.

Ndaj ish-deputetit rëndojnë akuza e korrupsionit, nxjerrjes së sekreteve shtetërore dhe përkrahje të autorit të krimit, ndërkohë bashkë me të, të akuzuar janë edhe shtetasi Ahmet Masha dhe Altin Hajri, ky i fundit një i shumëkërkuar. Në komunikimin zyrtar, SPAK thotë se Çyrbja ka dhënë informacione sekrete dhe ka dekonspiruar Policinë.

Nën hetim, sipas SPAK, janë edhe zyrtarë të tjerë të cilët e kanë ndihmuar ish-deputetin Çyrbja në nxjerrjen e sekreteve shtetërore.

Sipas SPAK, në përgjimet e Sky ECC rezulton se Cyrbja ishte vënë në dijeni të disa operacioneve të policisë për kontrolle që zhvilloheshin në zonën e Durrësit dhe u ka dhënë informacione grupeve kriminale. Po ashtu, Duke mbështetur Altin Hajrin, një person në kërkim për rrëmbimin e Jan Prengës ka përfituar vota prej tij.

  • Postime të ngjashme

    U përmend në Big Brother VIP Kosova 3, reagon Gold AG

    Rap-artisti i njohur shqiptar, Gold AG, është përmendur nga Rezart Veleshnja në Big Brother gjatë një debati me gazetarin Vullnet Krasniqi. Ai kishte një diskutim ditë më parë me të,…

    Momenti kur motori i një Boeing në Çikago “përpin” veturën që transportonte valixhet

    Një aeroplan i tipit Boeing është dëmtuar rëndë, pasi motori i fluturakes “përpiu” veturën që transportonte valixhet derisa po lëvizte drejt aeroplanit. Aeroplani Boeing 787 i aviokompanisë American Airlines kishte…

    Mos i humbisni

    Publikohen pamjet: Momenti i arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja

    • October 21, 2024
    Publikohen pamjet: Momenti i arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja

    U përmend në Big Brother VIP Kosova 3, reagon Gold AG

    • October 21, 2024
    U përmend në Big Brother VIP Kosova 3, reagon Gold AG

    Momenti kur motori i një Boeing në Çikago “përpin” veturën që transportonte valixhet

    • October 21, 2024
    Momenti kur motori i një Boeing në Çikago “përpin” veturën që transportonte valixhet

    Vuçiq: Do të luftoj deri në momentin e fundit për zgjidhje kompromisi me Kosovën

    • October 21, 2024
    Vuçiq: Do të luftoj deri në momentin e fundit për zgjidhje kompromisi me Kosovën

    Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar po trajtohen në spitalin e Prizrenit

    • October 21, 2024
    Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar po trajtohen në spitalin e Prizrenit

    Mediat serbe i rikthejnë aludimet se Musliu është baba i Vuçiqit! Reagon gazetari kosovar:” Shpifje, kujt nuk i intereson e vërteta…”

    • October 21, 2024
    Mediat serbe i rikthejnë aludimet se Musliu është baba i Vuçiqit! Reagon gazetari kosovar:” Shpifje, kujt nuk i intereson e vërteta…”