Berisha i ashpër me Kryemadhin: “Trego kur i dhe 460 mijë euro Edi Ramës…”

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalimit të mbajtur në tubimin e sotëm poshtë ballkonit të tij, deklaroi se i bën thirrje Kryemadhit t’ju bëjë të ditur shqiptarëve, të informojë për ‘peshkun e madh’, të informojë shqiptarët me ç’rast i dorëzoi Edi Ramës 460 mijë euro.

Deklarata e plotë

Të dashur miq, sot personi të cilin e kemi quajtur gjithnjë ‘ladro utile’, hajdut i dobishëm, Lefter Kokës i erdhën dy pare mend.
Iu rikthye edhe guximi.

Sot, në sallën e gjyqit, ai deklaroi se nuk jam unë autori i djegësve, se ‘peshku i madh’ është në telefonin e zonjës Kryemadhi.
Miq, Lefter Koka deklaroi me përgjegjësi para gjyqit se ‘peshku i madh’ është vetëm një dhe e ka emrin Edi Rama.

Ndaj dhe këtu para jush, i bëj thirrje zonjës Kryemadhi, e cila deklaroi se Edi Rama ka urdhëruar Dumanin të fshijë të gjthë komunikimet e saj me Edi Ramën, t’ju bëjë të ditur shqiptarëve, të informojë shqiptarët për ‘peshkun e madh’, të informojë shqiptarët me ç’rast i dorëzove Edi Ramës 460 mijë euro.

Të informojë shqiptarët gjithçka di për këtë kryehajdut të të gjitha kohërave.
Unë e kuptoj se çdo deklaratë që bëni, e bllokon mercenar Altin Dumani, që është shndërruar në galloshen e Edi Ramës.

Por, çdo politikan dhe çdo qytetar ka detyrim madhor t’u rrëfejë të vërtetën qytetarëve të tyre.
Dhe kur prokuroria është shndërruar në organ kriminal, është shndërruar në organizatë kriminale, atëherë është detyrë që ajo të zëvendësohet me prokurorinë publike, me denoncimin publik, me gjyqin publik ndaj shqiptarëve

  • Postime të ngjashme

    Haram apo hallall Big Brother? Milaim Zeka e “thërret” ezanin në studio

    Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, gjatë Prime-it të sotëm e ka komentuar hyrjen e Feros si mysafir në shtëpinë më të famshme në vend, këtë të…

    Zbulimi i bujshëm në SHBA, Elon Musk dhe Vladimir Putin prej dy vitesh komunikime sekrete! Zbulohet kërkesa e kreut të Moskës

    Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, i cili tani është në qendër të fushatës zgjedhore të Donald Trump, ka qenë në kontakt të rregullt me ​​Vladimir Putinin për…

    Mos i humbisni

    Berisha i ashpër me Kryemadhin: “Trego kur i dhe 460 mijë euro Edi Ramës…”

    • October 26, 2024
    Berisha i ashpër me Kryemadhin: “Trego kur i dhe 460 mijë euro Edi Ramës…”

    Haram apo hallall Big Brother? Milaim Zeka e “thërret” ezanin në studio

    • October 26, 2024
    Haram apo hallall Big Brother? Milaim Zeka e “thërret” ezanin në studio

    Zbulimi i bujshëm në SHBA, Elon Musk dhe Vladimir Putin prej dy vitesh komunikime sekrete! Zbulohet kërkesa e kreut të Moskës

    • October 26, 2024
    Zbulimi i bujshëm në SHBA, Elon Musk dhe Vladimir Putin prej dy vitesh komunikime sekrete! Zbulohet kërkesa e kreut të Moskës

    IDF: Irani ka paguar çmimin për sulmet e fundit

    • October 26, 2024
    IDF: Irani ka paguar çmimin për sulmet e fundit

    Lirimi i Shaban Gogajt, çka thuhet në vendimin e Supremes dhe si e priti lajmin familja e Agonis Tetajt

    • October 26, 2024
    Lirimi i Shaban Gogajt, çka thuhet në vendimin e Supremes dhe si e priti lajmin familja e Agonis Tetajt

    Izraeli sulmon me raketa Iranin

    • October 26, 2024
    Izraeli sulmon me raketa Iranin