Britania e Madhe për 7 javë ndërroi 3 kryeministra
Rushi Sunak, do të bëhet kryeministri i tretë i Mbretërisë së Bashkuar brenda shtatë javëve dhe i pesti që nga viti 2016
Sunak, do të zëvendësojë lideren me shërbimin më të shkurtër të të gjitha kohërave të vendit, Liz Truss.
Boris Johnson dhe Liz Truss, të dy riorganizuan furishëm kabinetet e tyre ndërsa luftuan për të shpëtuar vendet e tyre të punës, ndërkohë Sunak, pritet të sjellë ekipin e tij këtë javë, raporton CNN.
Por Sunak, do të përballet me thirrje të menjëhershme për zgjedhje të përgjithshme nga partitë opozitare, të cilat do të insistojnë që ai të kërkojë mandatin e tij në mënyrë që të qeverisë me çdo autoritet.