Çfarë është TAI, kompleksi që u sulmua në Turqi?

Turkish Aerospace Industries (TAI) është një kompani shtetërore e armëve dhe teknologjisë së hapësirës ajrore me bazë pranë kryeqytetit turk, Ankara.

Kompania prodhon aeroplanë dhe helikopterë ushtarakë dhe civilë, si dhe sisteme drone për Forcat e Armatosura Turke dhe të tjerët në mbarë botën.

Sipas informacioneve, TAI u krijua për të reduktuar varësinë e shtetit turk në importimin e teknologjisë së hapësirës ajrore për qëllime ushtarake, shkruan skynews.

TAI është një kompani e caktuar nga anëtari i NATO-s si prodhues i licencuar i aeroplanëve luftarakë amerikanë F-16.

Gjithashtu, TAI luan një rol në modernizimin e aeroplanëve të vjetër për nevojat e ushtrisë turke.

Dy pronarët kryesorë të kompanisë janë Forcat e Armatosura Turke dhe agjencia civile e qeverisë turke e ngarkuar për përmirësimin e aftësive mbrojtëse dhe menaxhimin e prokurimeve ushtarake.

Ndryshe, kompleksi TUSAS është i vendosur në rrethin Kahramankazan, rreth 40 kilometra në veri të Ankarasë.

Gjiganti i mbrojtjes është prodhuesi i aeroplanit të parë luftarak të gjeneratës së pestë të prodhuar, KAAN, aeroplanit stërvitor ushtarak, Hurkus si dhe të Hurkus, aeroplanit për trajnime dhe mbështetje ajrore të ngushtë. /Telegrafi/

  • Postime të ngjashme

    Alarm në Tel Aviv, një nga raketat e lëshuara nga Libani rrëzohet mbi hotelin ku qëndronte Sekretari Blinken

    Sirenat paralajmëruese për sulme ajrore jehuan mbi Tel Aviv të mërkurën ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken ishte para përfundimit të vizitës në Izrael. Tymi nga një prej raketave që…

    Turqia nis menjeherë hakmarrjen, godet objektivat e militantëve kurdë në Irak dhe Siri

    Ushtria turke po godet objektivat e Partisë së Punës të Kurdëve (PKK) në Irakun verior dhe në Siri pas sulmit të sotëm në Ankara. Ministria turke e Mbrojtjes thotë se…

    Mos i humbisni

    Çfarë është TAI, kompleksi që u sulmua në Turqi?

    • October 23, 2024
    Çfarë është TAI, kompleksi që u sulmua në Turqi?

    Alarm në Tel Aviv, një nga raketat e lëshuara nga Libani rrëzohet mbi hotelin ku qëndronte Sekretari Blinken

    • October 23, 2024
    Alarm në Tel Aviv, një nga raketat e lëshuara nga Libani rrëzohet mbi hotelin ku qëndronte Sekretari Blinken

    Turqia nis menjeherë hakmarrjen, godet objektivat e militantëve kurdë në Irak dhe Siri

    • October 23, 2024
    Turqia nis menjeherë hakmarrjen, godet objektivat e militantëve kurdë në Irak dhe Siri

    Zhegrova fenomenal, shënon eurogol në Champions Atletikos së Madridit (Video)

    • October 23, 2024
    Zhegrova fenomenal, shënon eurogol në Champions Atletikos së Madridit (Video)

    Policia po e kërkon këtë grua të dyshuar për vjedhje në Prizren (FOTO)

    • October 23, 2024
    Policia po e kërkon këtë grua të dyshuar për vjedhje në Prizren (FOTO)

    Arrestimi i Metës, reagon për herë të parë kryeministri Edi Rama

    • October 23, 2024
    Arrestimi i Metës, reagon për herë të parë kryeministri Edi Rama