Dick Marty thotë se qëllimi i kriminelëve serbë ishin të më vrisnin dhe për këtë të fajësonin Thaçin

Ish-senatori zviceran, Dick Marty, ka folur edhe njëherë për kërcënimet ndaj tij nga inteligjenca serbe.

Marty, në një intervistë për Radio Televizionin zviceran dhënë të premten, ka deklaruar se kërcënimet për vrasjen ndaj tij kishin për qëllim fajësimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçin, raporton ‘Blick’-u zviceran, përcjell Demokracia.com.

“Qëllimi i kriminelëve serbë ishte që të fajësonin ish-presidentin kosovar, Hashim Thaçin, për vrasjen e tij. Marty supozon se ata ishin njerëz me kontakte në shërbimet sekrete serbe. Sepse Serbia kishte frikë se Thaçi nuk mund të sillej para drejtësisë”, thuhet në artikullin e ‘Blick’.

Ai e ka parë me shqetësim mos-ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve zvicerane kundrejt qeverisë serbe pas kërcënimit që mori.

“Por me sa duket ata nuk donin të prishnin marrëdhëniet diplomatike. Nuk e di pse”, deklaroi ndër të tjera ai.

Një hetim nga emisioni “Mise au Point” i radiotelevizionit publik zviceran zbuloi se, që nga dhjetori i 2020-ës, Marty u vendos nën mbrojtje shumë të lartë policore. Ish-prokurori, këshilltar shtetëror, këshilltar për shtetet dhe raportues për Këshillin e Evropës, i cili është edhe autor i raportit që akuzonte UÇK për krime lufte, është kërcënuar me vdekje nga elementë radikalë të shërbimeve inteligjente serbe.

“Kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve”, pati deklaruar atë kohë Marty. /Demokracia.com/

Artikullin e plotë të Blick mund ta lexoni këtu.

  • Postime të ngjashme

    Thaçi qeshet kur Geci flet për puthjen e dorës që pretendon se ia bëri ish-presidenti

    Dëshmitari Fadil Geci u pyet sërish nga mbrojtësi i Hashim Thaçit, avokati Luka Mishetiq për një deklaratë që ai e kishte dhënë të hënën, e që kishte pretenduar se ky…

    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me arrestimin e ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ku deklaron se hetimet janë kryer në bazë të disjes…

    Mos i humbisni

    Thaçi qeshet kur Geci flet për puthjen e dorës që pretendon se ia bëri ish-presidenti

    • October 22, 2024
    Thaçi qeshet kur Geci flet për puthjen e dorës që pretendon se ia bëri ish-presidenti

    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    • October 22, 2024
    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    • October 21, 2024
    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    Publikohen pamjet: Momenti i arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja

    • October 21, 2024
    Publikohen pamjet: Momenti i arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja

    U përmend në Big Brother VIP Kosova 3, reagon Gold AG

    • October 21, 2024
    U përmend në Big Brother VIP Kosova 3, reagon Gold AG

    Momenti kur motori i një Boeing në Çikago “përpin” veturën që transportonte valixhet

    • October 21, 2024
    Momenti kur motori i një Boeing në Çikago “përpin” veturën që transportonte valixhet