Djali i Sali Çekajt, Hysen Çekaj i bashkohet LDK-së

Djali i Sali Çekajt, Hysen Çekaj i bashkohet LDK-së

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se djali i Sali Çekajt i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Hysen Çekaj siç ka njoftuar Abdixhiku do të jetë edhe kandidat për deputet i LDK-së nga dega e partisë në Gjermani.

“Si kandidat i mërgatës, ai vazhdon rrugëtimin politik e ideologjik të prindit të tij, heroit Sali Çekaj, në shtëpinë e vetme rugoviste e të demokracisë”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë në Facebook:

Hysen Sali Çekaj, mirë se vjen!

I biri i heroit Sali Çekaj, Hyseni, na u bashkua në rrugëtimin tonë të djathtë. Atë, Valentinën e djalin e tyre Saliun – që mbante me krenari emrin e heroit – i pritëm në LDK së bashku me bashkëluftëtarë të babës së tij, tani bashkëveprimtarë të tij politik.

Hysen Çekajn do ta propozoj si kandidat tonin për deputet nga mërgata, përkatësisht nga dega jonë në Gjermani. Si kandidat i mërgatës, ai vazhdon rrugëtimin politik e ideologjik të prindit të tij, heroit Sali Çekaj, në shtëpinë e vetme rugoviste e të demokracisë.

E djathta po bashkohet po bëhet një.

Në një vend, në një shtëpi, në një rrugëtim!

Hysen Sali Çekaj, shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Shtutgart, ku dhe diplomoi në Universitetin e Shkencave të Aplikuara. Hyseni aktualisht është ligjërues në shkollën profesionale Dekra Akademi në Shtutgart dhe po ashtu koordinator i shkollave të këtij regjioni.

Hyseni është i martuar me Valentinën dhe ka dy djem, Saliun dhe Malin.

Na priftë e mbara!

Hysen S. Cekaj Anton Quni Xhafer Gashi Fadil Hadergjonaj Bjeshka

CATEGORIES
Share This