Haxhiu i PDK-së vazhdon me akuza: “Dejona Mihali është kapoja e Kurtit, korrupsioni ka përfshirë çdo pore të Qeverisë”

Haxhiu i PDK-së vazhdon me akuza: “Dejona Mihali është kapoja e Kurtit, korrupsioni ka përfshirë çdo pore të Qeverisë”

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar ndaj intervistimit të Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ai ka vlerësuar se Mihali është kapoja e kryeministrit Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haxhiu ka shkruar se korrupsionin ka përfshirë çdo pore të Qeverisë Kurti.

“Mihajli, KAPOJA e Kurtit, sot u intervistua nga Prokuroria! Korrupsioni ka përfshi çdo pore të Qeverisë. Shqetësuese është përmasa e korrupsionit në Qeverinë Kurti! P.s. Nxjerr një kashtë e dalin gjashtë…!”, ka shkruar Haxhiu.

CATEGORIES
Share This