Parashikimi i CIA-s në vitin 1979 për krijimin e Shqipërisë së Madhe, në hart nuk përfshihej Veriu i Kosovë!

Parashikimi i CIA-s në vitin 1979 për krijimin e Shqipërisë së Madhe, në hart nuk përfshihej Veriu i Kosovë!

Në një artikull të publikuar vite më parë në ocnal.com, publikohet një analizë e CIA për problemin e shqiptarëve dhe Kosovës në Ballkan ku përshkruhet edhe tendenca e shqiptarëve për tu bashkuar në një shtet e ku në hartën e publikuar të “Shqipërisë së Madhe” përfshihen edhe një pjesë e Novi Pazarit, Leskovci, Lugina e Presheves 1/3 e Malit të Zi dhe thuajse e gjithë Maqedonia e sotme dhe ¼ e Greqisë.

Më poshtë lexoni artikullin e shkruara nga oncal.com i cili është marrë nga analiza e CIA-së (Qendres së Intelegjencës Amerikane” e bërë në vitin 1979 me titullin “Jugosllavia – Problemi i Kosovës”.

Edhe pse në ditët e sotme Ballkani mund të mos jetë fokusi më i rëndësishëm i Agjencisë Amerikane të Inteligjencës, në vitet 70-ta Ballkani ishte një fushë e minuar jo vetëm për CIA-n, por edhe për të gjithë botën.

CIA ka analizuar me kujdes politikën shqiptare që nderlidhet me pavarsinë e Kosovës, metodat brutale të Aleksandër Rankoviqit dhe synimin e përhershëm për krijimin të shqiptarëve për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Raporti i titulluar “Jugosllavia: Problemi i Kosovës” është “vulosur” në prill të vitit 1979, siç shkruan gazeta serbe “Kurir”, në një artikull të dominuar nga tonet nacionaliste.

Në një analizë të çështjes së Kosovës, e cila në atë kohë iu dorëzua Departamentit Amerikan të Shtetit, agjencia hetoi problemin shqiptaro-serb në gjenezë dhe parashikoi të ardhmen e Kosovës në Jugosllavi pas Titos.

Në këtë dokument, CIA argumenton se:

Edhe pse në Jugosllavi prin rivaliteti serbo-kroat, rivaliteti serbo-shqiptar është në zhvillim e sipër, i cili do të ketë një ndikim po aq të rëndësishëm në atë se si Beogradi do të jetë në ballë të problemit të pakicave kombëtare”.

CIA ishte gjithashtu e bindur se me gjithë përpjekjet serbe në atë kohë për të bllokuar ndihmën ekonomike dhe për të ulur shkallën e autonomisë, nacionalizmi shqiptar po forcohej dhe do forcohej gjithnjë e më shumë.

Agjencia amerikane thekson edhe rolin e diktatorit shqiptar Enver Hoxha, duke theksuar se:

Regjimi i Enver Hoxhës në Shqipërinë fqinje e konsideron Kosovën si një entitet nën kontrollin e përkohshëm të Jugosllavisë…edhe pse nuk ka të dhëna për aktivitete të huaja në Kosovë, situata tashmë është përgatitur për ndërhyrje të huaja”.

CIA analizoi se rrymat e fuqishme të nacionalizmit shqiptar do t’i kalonin qeverisë serbe dhe se krijimi i Shqipërisë së Madhe do t’i shtonte shumë problemet në Ballkan.

CATEGORIES
Share This