Prokurori i Manhattan Trampit: “Pavarësisht se kush jeni, nuk mund dhe nuk do lejojmë sjellje të rënda kriminale”

Gjatë një konference për shtyp, Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, detajoi 34 akuzat kundër Trump, duke thënë se ish-presidenti shkeli ligjin e shtetit të Nju Jorkut, gjë që e bën krim falsifikimin e të dhënave të biznesit me qëllim të mashtrimit dhe me qëllim për të fshehur një krim tjetër.

“Pavarësisht se kush jeni… Ne nuk mund dhe nuk do të normalizojmë sjellje të rënda kriminale”, tha Bragg, transmeton Telegrafi.

“Trump dhe të tjerët bënë tre pagesa për të heshtur njerëzit që pretendonin se kishin informacion negativ për Trump, dhe një nga ato pagesa ishte për aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels”, shtoi prokurori i Manhatanit.

“Është një shkelje e ligjit zgjedhor të Nju Jorkut dhe është një krim të komplotosh për të promovuar një kandidaturë me mjete të paligjshme. Në vend që të listonte pagesën si kompensim për pagesat e Daniels ndaj Michael Cohen, Trump pretendoi se po e paguante Cohen për ato që ishin shërbime juridike fiktive”, tha Bragg.

Në anën tjetër, ish-presidenti është deklaruar i pafajshëm në 34 akuzat që rëndojnë mbi të, ndërsa seanca e ardhshme që do të mbahet është caktuar të ndodhë më 4 dhjetor./Telegrafi

  • Postime të ngjashme

    Thaçi qeshet kur Geci flet për puthjen e dorës që pretendon se ia bëri ish-presidenti

    Dëshmitari Fadil Geci u pyet sërish nga mbrojtësi i Hashim Thaçit, avokati Luka Mishetiq për një deklaratë që ai e kishte dhënë të hënën, e që kishte pretenduar se ky…

    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me arrestimin e ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ku deklaron se hetimet janë kryer në bazë të disjes…

    Mos i humbisni

    Thaçi qeshet kur Geci flet për puthjen e dorës që pretendon se ia bëri ish-presidenti

    • October 22, 2024
    Thaçi qeshet kur Geci flet për puthjen e dorës që pretendon se ia bëri ish-presidenti

    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    • October 22, 2024
    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    • October 21, 2024
    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    Publikohen pamjet: Momenti i arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja

    • October 21, 2024
    Publikohen pamjet: Momenti i arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja

    U përmend në Big Brother VIP Kosova 3, reagon Gold AG

    • October 21, 2024
    U përmend në Big Brother VIP Kosova 3, reagon Gold AG

    Momenti kur motori i një Boeing në Çikago “përpin” veturën që transportonte valixhet

    • October 21, 2024
    Momenti kur motori i një Boeing në Çikago “përpin” veturën që transportonte valixhet