Putin i frikësohet një ballafaqimi me NATO-n: “do të ishte një katastrof globale nëse ata hyn në konflikt!”

Një konflikt i drejtpërdrejtë midis forcave të NATO-s dhe ushtrisë ruse është një hap shumë i rrezikshëm, sepse do të çojë në një katastrofë globale dhe shpresoj se do të jetë e mençur të mos ndërmerret një gjë e tillë, tha presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

“Futja e trupave në një konfrontim të drejtpërdrejtë me ushtrinë ruse është një hap shumë i rrezikshëm që mund të dërgojë në një katastrofë globale”, tha ai në një konferencë për shtyp sot në Kazakistan.

“Shpresoj që ata që e thonë këtë të jenë mjaft të zgjuar për të mos ndërmarrë hapa të tillë, shtoi ai, shkruan thetelegraph.

Putin mori pjesë në Samitin për Bashkëpunim dhe Ndërtimin e Besimit në Azi, një takim të liderëve të CIS dhe në samitin “Rusi-Azia Qendrore” gjersa deklaroi se nuk e sheh të nevojshme që të takohet me presidentin amerikan, Joe Biden në samitin G-20, përderisa nuk ka platformë për një gjë të tillë.

Pas shkatërrimit të pjesshëm të urës së Krimesë, shërbimet përkatëse u ngarkuan me forcimin e kontrollit dhe sigurimin e sigurisë së të gjitha objekteve të infrastrukturës, si dhe objekteve të energjisë dhe transportit, tha kreu i shtetit rus, raporton aljazeera.

Putin shpjegoi se Shërbimi Federal i Sigurisë arriti në përfundimin se mjeti shpërthyes për sulmin në urën e Krimesë ka shumë të ngjarë të ishte dorëzuar nga deti, por tani për tani nuk dihet nëse është përdorur një anije transporti gruri.

Duke komentuar mundësinë e ndërmjetësimit në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës, Putin tha se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka luajtur një rol të rëndësishëm në një sërë çështjesh, siç është marrëveshja për eksportin e grurit.

Ai bëri të ditur se vendi i tij tani është edhe më i interesuar për bashkëpunim me Azinë Qendrore, sepse volumi i tregtisë me vendet nga ai rajon është në rritje./Telegrafi

CATEGORIES
Share This