Reagon këshilltari i Zelenskyt pas shkatërrimit të urës së Krimesë: “Ky është fillimi, çdo gjë e paligjshme do të shkatërrohet”

Gjatë mëngjesit së ditës së sotme ka ndodhur një shpërthim masiv në urën kryesore të Krimesë.

Kjo e fundit është pushtuar prej shtetit rus tetë vite më parë, gjersa ura ishte lidhja kryesore hekurudhore dhe rrugore mes ishullit dhe shtetit rus.

Tashmë ka reaguar edhe këshilltari kryesor i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podoliak.

“Krime, ura, fillimi. Çdo gjë e paligjshme duhet të shkatërrohet, gjithçka e vjedhur duhet të kthehet në Ukrainë, gjithçka e pushtuar nga Rusia duhet të dëbohet”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Putin hapi urën e Krimesë në vitin 2018 pasi Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, e cila më parë administrohej nga Ukraina.

Në shtator, Rusia njoftoi aneksimin e provincave Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia pas mbajtjes së referendumeve, të cilat Kievi dhe Perëndimi i konsiderojnë të paligjshme dhe të mbajtura nën kërcënim.

CATEGORIES
Share This