Rusia nuk ka zgjidhje tjetër veçse të asgjësojë Zelenskyn, thotë Medvedev

Moska nuk ka zgjidhje tjetër veçse të eliminojë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Kështu siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë Dmitry Medvedev, ish-presidenti dhe kryeministri i Rusisë, i cili ka akuzuar Kievin për një “sulm terrorist” në Kremlin.

Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, i bëri komentet në kanalin e tij Telegram, ku ai lëshon rregullisht kërcënime bërthamore kundër Ukrainës.

Postimi i tij erdhi menjëherë pasi Moska akuzoi Ukrainën për përpjekje për të vrarë Vladimir Putinin me dy drone, të cilët u përplasën në rezidencën e presidentit rus në Kremlin herët në mëngjes të mërkurën.

Zelensky mohoi çdo përfshirje, duke thënë se vendi i tij nuk posedonte armë të afta për sulme të tilla.

“Pas sulmit terrorist të sotëm, nuk ka asnjë mundësi të lënë mënjanë – përfshirë eliminimin fizik të Zelenskyt dhe klikën e tij”, tha Medvedev.

Ndryshe, Instituti për Studimin e Luftës, një institut i bazuar në Uashington, tha se sulmi ndaj Kremlinit ka të ngjarë të ishte organizuar nga Kremlini për të justifikuar një përpjekje të ardhshme për të mobilizuar trupa për luftën.

Megjithatë, vëzhgues të tjerë ushtarakë besojnë se një akt i tillë do të ishte shumë poshtërues për Putinin./Telegrafi

  • Postime të ngjashme

    Abrashi i VV-së: Opozita po “shpikë” sondazhe, matjet e fundit thonë se jemi 49%

    Deputeti i Vetëvendosjes Artan Abrashi, nuk beson aspak në sondazhet të cilat partinë të cilës ky i takon, e paraqesin rreth 35% fituese në zgjedhjet e 9 Shkurtit. Në emisionin…

    “Me ata +55, me neve +224”, Abdixhiku tregon dallimin e rritjes së pagave që në javën e parë të LDK-së në pushtet

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se me të në pushtet koeficienti do të jetë 150 euro. Kështu, Abdixhiku përmes një video të publikuar në…

    Mos i humbisni

    Abrashi i VV-së: Opozita po “shpikë” sondazhe, matjet e fundit thonë se jemi 49%

    • October 30, 2024
    Abrashi i VV-së: Opozita po “shpikë” sondazhe, matjet e fundit thonë se jemi 49%

    “Me ata +55, me neve +224”, Abdixhiku tregon dallimin e rritjes së pagave që në javën e parë të LDK-së në pushtet

    • October 30, 2024
    “Me ata +55, me neve +224”, Abdixhiku tregon dallimin e rritjes së pagave që në javën e parë të LDK-së në pushtet

    Kryetarja e Preshevës e përgëzon Kurtin për buxhetin ndaj Luginës: Hap i madh për ne

    • October 30, 2024
    Kryetarja e Preshevës e përgëzon Kurtin për buxhetin ndaj Luginës: Hap i madh për ne

    Kurti: Buxheti i shtetit për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro

    • October 30, 2024
    Kurti: Buxheti i shtetit për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro

    Kurti për Raportin e BE’së: S’ka pasur ecje mbrapa, pothuajse në të gjitha fushat është shënuar progres

    • October 30, 2024
    Kurti për Raportin e BE’së: S’ka pasur ecje mbrapa, pothuajse në të gjitha fushat është shënuar progres

    Murati tregon sa do të jetë buxheti për investime kapitale në vitin 2025

    • October 30, 2024
    Murati tregon sa do të jetë buxheti për investime kapitale në vitin 2025