Si depërtuan agjentët izraelitë brenda Hezbollahut

Si depërtuan agjentët izraelitë brenda Hezbollahut

Në gati katër dekada të luftës kundër Hezbollahut, vetëm kohët e fundit Izraeli e ka kthyer atë, betejën, në favorin e tij. Por çfarë ndryshoi? Vala e goditjeve shkatërruese ndaj Hezbollahut ka qenë një nisje për një grup militant që krenohej me aftësinë e tij për të shmangur aftësitë e mbivlerësuara të inteligjencës së Izraelit, brenda në Liban, shkruan FT.

Në të kaluarën, Hezbollahu hodhi në erë selinë e Shin Bet në Tiro jo një herë, por dy herë gjatë viteve të para të pushtimit të Libanit jugor, nga Izraeli.

Në një moment në fund të viteve 1990, Izraeli e kuptoi se Hezbollahu po “rrëmbente” dhe i deshifronte transmetimet e tij të atëhershme të pa koduara me dron, duke mësuar rreth objektivave dhe metodave të vetë Forcave të Mbrojtjes të Izraelit. Grupi militant gjithashtu e luftoi Izraelin në vitin 2006. Nga ana tjetër, Izraeli u përpoq të vriste Hassan Nasrallah tre herë (gjatë vitit 2006), por pa ia arritur qëllimit.

Sulmi i parë ajror në atë vit dështoi në arritjen e objektivit, pasi udhëheqësi i Hezbollahut ishte larguar disa çaste më parë nga vendi. Gjatë sulmeve të tjera, predhat dhe raketat nuk arritën të depërtonin në përforcimet prej betoni të bunkerit të tij nëntokësor, shkruan Financial Times.

Mirëpo, të premten në mbrëmje, ushtria izraelite i korrigjoi gabimet e vitit 2006.

Forcat izraelite arritën të gjurmonin lëvizjet e Nasrallah në një bunker të ndërtuar thellë poshtë një kompleksi apartamentesh në Bejrutin jugor dhe hodhi deri në 80 bomba për t’u siguruar që ai këtë herë do të vritej.

“Do t’ju gjejmë kudo që të jeni”, ishte deklarata e pilotit të avionit luftarak F-15 që ushtria izraelite tha se hodhi ngarkesën vdekjeprurëse e cila solli shkatërrimin e të paktën katër banesave, në një kompleks rezidencial.

Si shpjegohet suksesi në goditje që po sjell eliminime të njëpasnjëshme të drejtuesve të Hezbollahut?

Ajo që ka ndryshuar, pohojnë zyrtarët, lidhet me penetrimin e agjentëve dhe cilësinë e inteligjencës ku Izraeli është mbështetur në dy muajt e fundit, duke filluar me vrasjen më 30 korrik të Fuad Shukr, një nga krahët e djathtë të Nasrallahut, teksa ai vizitoi një mikun e tij jo larg nga vendi i bombardimeve të së premtes.

Inteligjenca izraelite ka punuar me intensitet duke mbledhur të dhëna për Hezbollahjun, pas dështimit befasues të ushtrisë së tij shumë më të fuqishme për të dhënë një goditje nokaut-i ndaj grupit militant në vitin 2006, apo edhe për të eliminuar lidershipin e tij të lartë, duke përfshirë edhe Nasrallah.

Për dy dekadat e ardhshme, njësia e sofistikuar e inteligjencës “8200” të Izrraelit dhe drejtoria e saj e inteligjencës ushtarake, e quajtur Aman, mblodhën sasi të mëdha të dhënash për milicinë që rritej në mënyrë të shpejtë në “arenën veriorë” të Iaraelit.

Inteligjenca izraelite shkoi përtej asaj që kishte bërë deri disa vitë më parë, shkoi përtej krahut ushtarak të Hezbollahut dhe punoi për të zbërthyer ambiciet e saj politike dhe lidhjet e forta me Gardën Revolucionare të Iranit dhe marrëdhëniet e Nasrallah me presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad.

Izraeli ndryshoi qasjen ndaj Hezbollahut duke iu referuar si një “ushtri terroriste” dhe jo si një grup terrorist si i Osama bin Laden-it që jetonte në shpella, shprehet Miri Eisin, një ish-oficer i lartë i inteligjencës izraelite. Pati një ndryshim themelor, shton ai, në mënyrën se si Izraeli e shikonte Hezbollahun, një lëvizje guerile libaneze që kishte prishur vullnetin dhe qëndrueshmërinë e Izraelit gjatë pushimit 18-vjeçar të Libanit të Jugut. E gjitha për Izraelin përfundoi në vitin 2000 me një tërheqje të turpshme e shoqëruar me humbje të konsiderueshme.

Ajo që u shfaq ishte një “pamje e qartë e inteligjencës me informacione të larmishme”, se kush ishte në krye të operacioneve të Hezbollahut, kush po promovohej, kush ishte i korruptuar, kush mund të rekrutohej, etj.

Ndërkohë që luftëtarët e Hezbollahut u përfshinë në luftën e përgjakshme të Sirisë, forcat e grupit militant ishin rritur për të mbajtur ritmin në konfliktin e zgjatur. Ky rekrutim gjithashtu i ekspozoi ata ndaj spiunëve izraelitë që vendosnin agjentët e tyre ose kërkonin dezertorë të mundshëm.

“Siria ishte fillimi i zgjerimit të Hizbollahut,” tha Randa Slim, një drejtore programi në Institutin e Lindjes së Mesme në Uashington. “Kjo dobësoi mekanizmat e tyre të kontrollit të brendshëm dhe hapi derën për infiltrim në një nivel të madh”.

Lufta në Siri krijoi gjithashtu një burim të dhënash, shumë prej tyre të disponueshme publikisht për spiunët e Izraelit – dhe algoritmet e tyre – për të rritur aftësinë dhe efikasitetin goditës më pas. Nekrologjitë, në formën e “Posterave të Dëshmorëve” të përdorur rregullisht nga Hezbollahu, ishin një prej tyre, të mbushura me pak informacione, duke përfshirë nga cili qytet ishte luftëtari, ku u vra dhe rrethi i tij i miqve që postonin lajmin në mediat sociale. Funeralet ishin edhe më zbuluese, ndonjëherë duke i nxjerrë nga hijet udhëheqësit e lartë, qoftë edhe pak.

Një ish-politikan i rangut të lartë libanez në Bejrut tha se depërtimi te Hezbollahu, nga inteligjenca izraelite ose amerikane, ishte “çmimi i mbështetjes së tyre për Asadin”.

“Ata si rrjedhojë u zbuluan në Siri”, tha ai, ku grupit të fshehtë papritmas iu desh të qëndronte në kontakt dhe të ndante informacione me shërbimin e inteligjencës siriane të korruptuar, ose me shërbimet e inteligjencës ruse, të cilët monitoroheshin rregullisht nga amerikanët.

“Ata u kthyen nga të qenit shumë të disiplinuar [kur mbronin Asadin] shkuan drejt zgjerimit dhe grumbulluan shumë më tepër njerëz sesa duhej të kishin”, tha Yezid Sayigh, një bashkëpunëtor i lartë në Qendrën e Lindjes së Mesme Carnegie. “Kënaqësia dhe arroganca u shoqëruan me një ndryshim teksa shtonin radhët me anëtarë të rinj – ata filluan të bëhen të dobët”.

Fokusi i zgjeruar i Izraelit mbi Hezbollahun në rajon u shoqërua nga një avantazh teknik në rritje dhe përfundimisht i pakapërcyeshëm – satelitë spiunazhi, drone të sofistikuar dhe aftësi kibernetike të hakimit që i kthejnë telefonat celularë në pajisje dëgjimi.

Ai mbledh aq shumë të dhëna sa që ka një grup të dedikuar, Unit 9900, i cili shkruan algoritme që analizojnë terabajtë imazhe vizuale për të gjetur ndryshimet më të vogla, duke identifikuar një mjet shpërthyes të improvizuar në anë të rrugës, lëvizjet në tunele dhe mbi, shtimi i një armature betoni, duke lënë të kuptohet se po ndërtohet ose ndodhet një bunker.

Sapo identifikohet një operativ i Hezbollahut, modelet e tij të përditshme të lëvizjeve futen në një bazë të dhënash të gjerë informacioni, të nxjerra nga pajisjet që mund të përfshijnë telefonin celular të gruas së tij, odometrin e makinës së tij inteligjente ose vendndodhjen e tij. Sipas disa zyrtarëve izraelitë, këto mund të identifikohen nga burime të ndryshme si një dron që fluturon lart, nga një kamerë CCTV e hakuar që ai kalon pranë dhe madje edhe nga zëri i tij i kapur në mikrofonin e telekomandës së një televizori modern.

Çdo shkëputje nga kjo rutinë bëhet një alarm për një oficer të inteligjencës për ta shoshitur, një teknikë që lejoi Izraelin të identifikonte komandantët e nivelit të mesëm të skuadrave antitank të dy ose tre luftëtarëve që kanë “ngacmuar” trupat IDF nga përtej kufirit. Në një moment, Izraeli monitoroi oraret e komandantëve individualë për të parë nëse ata ishin tërhequr papritur në pritje të një sulmi, tha një nga zyrtarët.

Por secili prej këtyre proceseve kërkonte kohë dhe durim për t’u zhvilluar. Me kalimin e viteve, inteligjenca izraelite ishte në gjendje të popullonte një bankë kaq të madhe objektivash saqë në tre ditët e para të fushatës së saj ajrore, avionët e saj luftarakë u përpoqën të merrnin të paktën 3000 objektiva të dyshuar të Hezbollahut, sipas deklaratave publike të IDF.

my-portfolio

“Izraeli kishte shumë aftësi, shumë inteligjencë të ruajtur në pritje për t’u përdorur,” tha një ish-zyrtar. “Ne mund t’i kishim përdorur këto aftësi shumë kohë më parë gjatë kësaj lufte, por nuk e bëmë”.

Izraeli kishte tentuar eliminimin e Nsrallah edhe në ditët pas 7 tetorit teksa avionët luftarakë të IDF u ngritën me udhëzime të qarta për të bombarduar një vend ku Nasrallah ishte vendosur, pasi drejtoria e inteligjencës izraelite Aman kishte siguruar informacionet e sakta. Por sulmi u anulua pasi Shtëpia e Bardhë kërkoi nga Netanyahu të mos e bënte këtë, ka pohuar një prej zyrtarëve izraelitë.

Të premten e 27 tetorit, inteligjenca izraelite duket se ka identifikuar përsëri vendndodhjen e tij – duke shkuar në atë që IDF e quajti “një bunker komandimi dhe kontrolli”, me sa duket gjatë një takimi që përfshinte disa liderë të lartë të Hezbollahut dhe një komandant të lartë iranian të operacioneve të Gardës Revolucionare.

Në Nju Jork, Netanyahu u informua në margjinat e fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku ai hodhi poshtë nocionin e një armëpushimi me Hezbollahun dhe u zotua të vazhdojë me ofensivën e Izraelit. Një person i njohur me ngjarjet tha se Netanyahu e dinte për operacionin për të vrarë Nasrallah përpara se të mbante fjalimin e tij.

Fushata e Izraelit nuk ka përfunduar, thotë Netanyahu. Është ende e mundur që Izraeli të dërgojë trupa tokësore në Libanin jugor për të ndihmuar në spastrimin e një zone tampon në veri të kufirit të tij. Ndërkohë, pjesa më e madhe e aftësisë raketore të Hezbollahut mbetet e paprekur.

“Hezbollahu nuk u zhduk në 10 ditët e fundit – ne i kemi dëmtuar e degraduar dhe ata janë në fazën e kaosit dhe zisë”, tha Eisin, ish-oficeri i lartë i inteligjencës. “Por ata kanë ende shumë aftësi që janë shumë kërcënuese për Izraelin”, pohon ai.

CATEGORIES
Share This