“Të gjithë jemi Milana dhe vëllezër nga Banjska”, Policia tregon se ka hasur në pamflete me përmbajtje të urrejtjes në veri

“Të gjithë jemi Milana dhe vëllezër nga Banjska”, Policia tregon se ka hasur në pamflete me përmbajtje të urrejtjes në veri

Pas aktakuzës për rastin e Banjskës, janë vendosur disa pamflete kërcënuese në veri të vendit.

Këtë ka konfirmuar edhe Veton Elshani nga Policia Rajonale në Veri, i cili tha se me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “nxitje e urrejtjes dhe përçarjes”.

Ai bëri të ditur se deri më tani s’ka të arrestuar e as të dyshuar.

“Konfirmojmë se në disa lokacione në veri të vendit kemi hasur në disa pamflete me përmbajtje të urrejtjes dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale, rasti iniciohet si nxitje e urrejtes dhe përcarjes. Nuk kemi të dyshuar e as të arrestuar. Policia po punon në drejtim të ndriqimit të rastit”, tha Elshani.

CATEGORIES
Share This