Aprovohet ankesa e avokatit Berisha, Apeli anulon vendimin e Gjykatës në Ferizaj

Gjykata e Apelit ka nxjerrë vendim për aprovimin e ankesës së avokatit, Besnik Berisha, në çështjen penale kundër tij.

Me këtë vendim, Apeli ka kthyer në rivendosje vendimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj në rastin kundër Berishës, ndaj të cilit Prokuroria ka ngritur dyshime për tri vepra penale.

Gjykata e Apelit pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe ankesave të paraqitura, vlerësoi se aktvendimi i ankimuar duhet anuluar dhe kthyer në rivendosje, për shkak se i njëjti është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, sepse  Gjykata e shkallës së parë nuk ka dhënë arsye lidhur me ekzistimin e dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat ngarkohen.

Sipas aktvendimit të Apelit, në pjesën arsyetuese nuk janë paraqitur në mënyrë të qartë dhe të plotë vlerësimet se në cilat fakte dhe prova është bazuar Gjykata me rastin e marrjes së aktvendimit me të cilin ka caktuar masat ndaj të pandehurve.

Gjykata e Apelit vlerësoi se aktvendimi me të cilin të pandehurve iu janë caktuar masat e sigurisë, në mungesë të vlerësimit dhe arsyetimit të nevojshëm, është jo i drejtë dhe si i tillë nuk mund të qëndrojë si i ligjshëm.

  • Postime të ngjashme

    Thaçi qeshet kur Geci flet për puthjen e dorës që pretendon se ia bëri ish-presidenti

    Dëshmitari Fadil Geci u pyet sërish nga mbrojtësi i Hashim Thaçit, avokati Luka Mishetiq për një deklaratë që ai e kishte dhënë të hënën, e që kishte pretenduar se ky…

    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me arrestimin e ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ku deklaron se hetimet janë kryer në bazë të disjes…

    Mos i humbisni

    Thaçi qeshet kur Geci flet për puthjen e dorës që pretendon se ia bëri ish-presidenti

    • October 22, 2024
    Thaçi qeshet kur Geci flet për puthjen e dorës që pretendon se ia bëri ish-presidenti

    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    • October 22, 2024
    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    • October 21, 2024
    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    Publikohen pamjet: Momenti i arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja

    • October 21, 2024
    Publikohen pamjet: Momenti i arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja

    U përmend në Big Brother VIP Kosova 3, reagon Gold AG

    • October 21, 2024
    U përmend në Big Brother VIP Kosova 3, reagon Gold AG

    Momenti kur motori i një Boeing në Çikago “përpin” veturën që transportonte valixhet

    • October 21, 2024
    Momenti kur motori i një Boeing në Çikago “përpin” veturën që transportonte valixhet