Babë e bir rrëmbejnë një 31-vjeçar në Prishtinë, pretendojnë se ua ka borxh 17 mijë euro

Borxhet prej qindra e mijëra eurove shumë shpesh kanë shkaktuar telashe, e kanë esklauar edhe në sulme e kërcënime. Por ndryshe prej këtyre rasteve i ka ndodhur një 31-vjeçari në Prishtinë, i cili dyshohet se u rrëmbye nga dy persona nga komuna e Drenasit.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën ‘Rrustem Statovci’, ku viktima kishte takuar njërin prej të dyshuarve.

I riu dyshohet ta ketë marrë viktimën me veturën e tij dhe të njëjtit i ka thënë se do pinë kafe në shtëpinë e tij në fshatin Vaslievë të Drenasit.

Bazuar në dëshminë e viktimës dhënë organeve të hetuesisë, i gjithë tmerri për të dyshohet të ketë filluar me të arritur në shtëpinë e të dyshuarve, ku babai i djalit që e mori atë me veturë, kishte bërë të gjitha përgatitjet për ta torturuar 31-vjeçarin, i cili posa u lirua raportoi rastin në Polici dhe më pas kërkoi ndihmë mjekësore për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Sipas viktimës, e gjithë kjo dyshohet të ketë ndodhur për një borxh prej 17 mijë eurosh, për të cilin të dyshuarit pretendojnë se 31-vjeçari s’ua ka kthyer.

Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe kanë arritur që gjatë ditës së djeshme të lokalizojnë vendndodhjen e personave të dyshuar.

Babë e bir janë shoqëruar në stacion policor, teksa Policia në koordinim me Prokurorinë kanë kryer bastisje në shtëpinë e tyre dhe kanë mbledhur provat materiale që mund të ndihmojnë në ndriçimin e plotë të rastit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Rrëmbim’.

  • Postime të ngjashme

    Turqia tregohet e pa mëshirmshme me Kurdet! Rrafshon lokacinet e tyre në Siri e Irak

    Turqia ka goditur caqet e dyshuara të militantëve kurdë në Siri dhe Irak për të dytën ditë me radhë, pas sulmit të 23 tetorit në një kompani turke të mbrojtjes,…

    Tyson Fury bën një zotim para revanshit kundër Usyk

    Tyson Fury zotohet të jetë “më i fokusuar” gjatë ndeshjes së tij të unifikuar të kampionatit të peshave të rënda me Oleksandr Usyk më 21 dhjetor në Riad, Arabi Saudite.…

    Mos i humbisni

    Turqia tregohet e pa mëshirmshme me Kurdet! Rrafshon lokacinet e tyre në Siri e Irak

    • October 24, 2024
    Turqia tregohet e pa mëshirmshme me Kurdet! Rrafshon lokacinet e tyre në Siri e Irak

    Tyson Fury bën një zotim para revanshit kundër Usyk

    • October 24, 2024
    Tyson Fury bën një zotim para revanshit kundër Usyk

    Përplasje mes Gjeloshajt dhe partive proruse në Mal të Zi

    • October 24, 2024
    Përplasje mes Gjeloshajt dhe partive proruse në Mal të Zi

    Nis puna për ndërtesën më të madhe në botë, bëhët në Arabi Saudite (Video)

    • October 24, 2024
    Nis puna për ndërtesën më të madhe në botë, bëhët në Arabi Saudite (Video)

    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    • October 24, 2024
    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother

    • October 24, 2024
    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother