Bill Klinton flet nga Tirana flet për tensionet në veri të Kosovës: “Duhet ta ndalim këtë marrëzi, ka njerëz që jetojnë aty dhe meritojnë një qeverisje të…”

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton ka deklaruar nga ceremonia që po mbahet në Tiranë në nder të tij se tensionet në veri të Kosovës duhet të ndalen sa më parë.

Duke u përqendruar në çështjen e katër komunave në veri të Kosovës dhe konfliktit që ato kanë prodhuar mes Prishtinës dhe Beogradit, Klintoni theksoi se gjëja e parë që duhet bërë është që të ndalet kjo marrëzi siç e cilësoi ai.

“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është më vendimi, por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve për t’u dhënë katër kryebashkiakë më tepër.

Kështu që mendoj se tani kanë bërë një gabim që të votojnë, mendoj se është e lehtë për shqiptarët tashmë në shumicë që të përpiqen të përfitojnë nga momenti për të paraqitur argumentin e tyre.

Por gjëja e vërtetë që duhet bërë është që ta ndalim këtë marrëzi”, u shpreh ish-presidenti amerikan.

Ai shtoi se nuk përfitohet asgjë nga tensionet dhe konfliktet pasi në veri të Kosovës ka njerëz që jetojnë dhe ata meritojnë një qeverisje vendore të denjë.

“Çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet duke pasur tensione. Ka njerëz që jetojnë aty, kanë nevojë të kenë një qeverisje të denjë. Qytetarët kanë nevojë t’u thuhet; duhet të votoni, gjithmonë”, theksoi Klintoni.

  • Postime të ngjashme

    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    Feronit Shabani i njohur për publikun si Fero, duket se nuk i ka lënë të gjitha shprehitë e kohës kur ishte reper. Para banorëve të Big Brother VIP Kosova, ai…

    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    Fero ka thënë se nuk do të donte që gruaja e tij te ishte figurë publike. Kjo ishte ndër pyetjet që ishte nga banorët në konferencë brenda shtëpisë. “Pjesë të…

    Mos i humbisni

    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    • October 23, 2024
    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    • October 23, 2024
    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    Përplasje e ashpër mes Gani Gecit dhe Nait Hasanit për dëshmitarët e Speciales në Hagë

    • October 23, 2024
    Përplasje e ashpër mes Gani Gecit dhe Nait Hasanit për dëshmitarët e Speciales në Hagë

    Publikohen pamjet nga momenti kur ndodhi sulmi brenda selisë së aviacionit në Ankara

    • October 23, 2024
    Publikohen pamjet nga momenti kur ndodhi sulmi brenda selisë së aviacionit në Ankara

    Kolaj i IKD-së thotë se Prokuroria mund të jetë e kapur nga elemente politike

    • October 23, 2024
    Kolaj i IKD-së thotë se Prokuroria mund të jetë e kapur nga elemente politike

    Momenti kur Ilir Meta transferohet drejt burgut (VIDEO)

    • October 23, 2024
    Momenti kur Ilir Meta transferohet drejt burgut (VIDEO)