Blinken: Ka raporte për disa amerikanë të vrarë në Izrael

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka marrë raporte për disa amerikanë të vrarë nga sulmet në Izrael.

“Jemi duke punuar jashtë orarit për t’i verifikuar ato”, tha Blinken për rrjetin televiziv CNN.

“Në të njëjtën kohë, ka raporte për amerikanë të zhdukur. Po punojmë për t’i verifikuar edhe ato”, shtoi ai.

Militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës më 7 tetor – gjë që nxiti reagimin e menjëhershëm të ushtrisë izraelite me sulme ajrore.]

Zyrtarët në Izrael raportuan për më shumë se 600 njerëz të vrarë, ndërsa ata në Rripin e Gazës thanë se së paku 370 veta janë vrarë dhe mbi 2.000 të tjerë janë plagosur në konfliktin që vazhdon.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, shprehu më herët “mbështetje të palëkundur” për Izraelin.

Hamasin, SHBA-ja dhe disa vende të tjera perëndimore e kanë shpallur organizatë terroriste.

Blinken tha SHBA-ja “ka gjasa” që të dalë gjatë ditës me ndihmë të re ushtarake për Izraelin.

“Fokusi ynë i parë është të sigurohemi që Izraeli ka atë që i nevojitet”, tha ai.

Më herët, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se, gjatë ditëve në vijim, Departamenti i Mbrojtjes do të punojë “për të siguruar që Izraeli ka atë që i nevojitet për ta mbrojtur veten dhe për t’i mbrojtur civilët nga dhuna dhe terrorizmi”.

  • Postime të ngjashme

    Thaçi qeshet kur Geci flet për puthjen e dorës që pretendon se ia bëri ish-presidenti

    Dëshmitari Fadil Geci u pyet sërish nga mbrojtësi i Hashim Thaçit, avokati Luka Mishetiq për një deklaratë që ai e kishte dhënë të hënën, e që kishte pretenduar se ky…

    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me arrestimin e ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ku deklaron se hetimet janë kryer në bazë të disjes…

    Mos i humbisni

    Thaçi qeshet kur Geci flet për puthjen e dorës që pretendon se ia bëri ish-presidenti

    • October 22, 2024
    Thaçi qeshet kur Geci flet për puthjen e dorës që pretendon se ia bëri ish-presidenti

    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    • October 22, 2024
    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    • October 21, 2024
    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    Publikohen pamjet: Momenti i arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja

    • October 21, 2024
    Publikohen pamjet: Momenti i arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja

    U përmend në Big Brother VIP Kosova 3, reagon Gold AG

    • October 21, 2024
    U përmend në Big Brother VIP Kosova 3, reagon Gold AG

    Momenti kur motori i një Boeing në Çikago “përpin” veturën që transportonte valixhet

    • October 21, 2024
    Momenti kur motori i një Boeing në Çikago “përpin” veturën që transportonte valixhet