Me 6 vota “kundër” e 3 “abstenime” Bordi i RTK-së ka vendosur që të mos hapen zarfet e kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm, sipas rekomandimit të Zyrës Ligjore, aty u tha se janë tejkaluar afatet ligjore. Ndërkohë është pranuar dorëheqja e Adi Krastës si zëvendësdrejtor i RTK-së.
Sa i përket Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit Bordi qëndron në atë se sot nuk kanë mundur t’a caktojnë askënd në këtë pozitë.
Bordi po diskuton që nesër të caktohen një mbledhje tjetër, ku pritet të merret vendimi për caktimin e ushtruesit të detyrës së Drejtorit.
Flutura Kusari e cila po e monitoron këtë proces ka njoftuar për këto zhvillime.
“Sapo dola nga mbledhja e bordit të RTK-së.
Konkursi për drejtor gjeneral të RTK-së dështoi.
Nuk u diskutua rishpallja e konkursit ndërsa u tha që bordi ka nevojë për kohë shtesë për caktimin e u.d drejtorit gjeneral.
Bordi njoftoi që Adi Krasta ka dhënë dorëheqje” – ka shkruar Kusari.