Der Spiegel për Vuçiqin: Kukullisti nga Beogradi që po tenton t’ia vë zjarrin Ballkanit

“Ai është, pa dyshim, një burrë shteti i madh. Presidenti i Serbisë është gati dy metra i gjatë. Vetëm në bisedë, Aleksandar Vuçiq ndonjëherë shtiret si më i vogël se ai. (…) Presidenti e sheh veten si garantues i paqes në Ballkanin Perëndimor, por kushdo që kupton serbisht, lexon mes rreshtave dhe ndjek agjitacionin e transmetuesve privatë besnikë ndaj regjimit, do të arrijë në një përfundim tjetër: le të themi se Vuçiq ka gjithçka që duhet për të qenë zjarrvënës”.

Kështu fillon shkrimi i gjatë me titull “Kukullisti (aktori që punon me kukulla )nga Beogradi”, i botuar në edicionin e shtypur të të përjavshmes gjermane Der Spiegel, i nënshkruar nga gazetari Walter Mier.

Autori kujton se “dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar kundër presidentit autokratik prej muajsh në Beograd dhe në qytete të tjera të Serbisë”.

“Kursi i politikës së jashtme të kukullistit të Beogradit është si të ecësh në litar”, shkruan gazeta. “Marrëdhëniet me Brukselin dhe Uashingtonin janë acaruar, por po ushqehen edhe ato me Pekinin dhe Moskën. Beogradi nuk i është bashkuar ende sanksioneve kundër Rusisë. Në vend të kësaj, ngacmimi i opozitarëve rusë që ikën në Serbi po rritet”.

Roli i Moskës

“Në përgjithësi gjërat në rajon kanë dalë jashtë kontrollit kohët e fundit”, vlerëson revista gjermane. “Në Kosovë, anëtarët e pakicës serbe besnike të Vuçiqit kanë paaftësuar dhjetëra ushtarë të KFOR-it, në Bosnje po shpallet një referendum për shkëputjen e pjesës me shumicë serbe të Republikës Srpska, dhe në Mal të Zi, një anëtare e NATO-s, forcat më pro-serbe po përgatiten të marrin drejtimin e qeverisë”.

A e përdor Moska Vuçiqin si mjet në përpjekje për të përhapur konfliktin jashtë Ukrainës, në zemër të Evropës”, ​​pyet autori – dhe jep përgjigjen e mëposhtme:

“Këtë e konfirmojnë sondazhet e vëllezërve ortodoksë rusë në Serbi. Edhe pse ky vend ballkanik ka gati dhjetë vjet që negocion me Brukselin, më shumë se gjysma e qytetarëve do të votonin kundër anëtarësimit në BE në një referendum, dhe 45 për qind e të anketuarve e cilësojnë Putinin si politikanin më të mirë dhe kryesor botëror. Ai ndiqet – në një distancë të konsiderueshme – nga kreu i shtetit kinez, Xi Jinping”.

“Vuçiq e sheh veten si përfaqësues të të gjithë serbëve, përfshirë ata që jetojnë në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë. Rolin qendror në llogaritjet e tij e luan Kisha e fuqishme Ortodokse Serbe, e cila mban 15 milionë serbë ortodoksë anembanë botës në një kontroll të hekurt. Për shkak të kësaj, Vuçiq fut në grackë klerin, i cili në vitet 1990 ishte i orientuar në mënyrë kritike ndaj despotit serb të madh Sllobodan Millosheviq – gjatë kohës së të cilit Vuçiq shërbeu si Ministër i Informacionit. Nëse doni të merrni një ide për kuptimin e misionit të presidentit dhe një pjese të madhe të elitës serbe, mjafton të shikoni përmasat e mëdha të Katedrales së Shën Savës në zemër të Beogradit”, shkruan gazetari gjerman, duke kujtuar se Gazprom i Rusisë financoi krijimin e mozaikëve në tempull dhe se “Presidenti i Serbisë qëndroi në roje kur Putini erdhi në 2019 për të futur tre gurë të kuq, të bardhë dhe blu në imazhin e Shëlbuesit – në ngjyrat e trengjyrëshve ruse dhe serbe”.

“Trupi në poker” i Vuçiqit

“Sa herë që është nën presionin e brendshëm politik, Vuçiq duket se i lëshon përkrahësit e tij të dhunshëm në veri të Kosovës, i cili është kryesisht i banuar nga serbët”, thuhet në gazetë.

“Kosova është nyja gordiane në strukturën e Evropës dhe atu i Vuçiqit në pokerin për pushtet dhe sinekurë në Ballkan”, shkruan Spiegel.

“Legjionet e diplomatëve të lartë në emër të Brukselit apo Uashingtonit nuk arritën ta zgjidhin këtë problem dhe Vuçiq nuk mendon të heqë dorë nga roli i tij negociues për një çmim”.

“Kosova është po aq e rëndësishme për kishën tonë sa Vatikani për katolikët”, raporton Spiegel edhe fjalët e patriarkut Porfirije, të cilat ai i tha në ditën e Epifanisë në manastirin e Graçanicës.

“Skenografia është joreale: i fshehur pas mureve të një manastiri të shekullit të 14-të, në një ishull serb të rrethuar nga fshatrat shqiptare, patriarku ulet i ruajtur nga policët dhe ushtarët e KFOR-it. Dhe ai bën thirrje për paqe mes kombeve, të cilën Vuçiq e kërcënon rregullisht nga Beogradi – ose duke lejuar trupat serbe të avancojnë në kufirin me Kosovën, ose duke fyer partnerin e tij negociues shqiptar, kryeministrin Albin Kurti, si ‘llum terrorist’”.

Bosnjë dhe Hercegovinë – “Shenjat tregojnë një stuhi”

Kur bëhet fjalë për Bosnje-Hercegovinën, Spiegel kujton se në vitin 2015, Vuçiq, atëherë si kryeministër i Serbisë, u paraqit personalisht në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit afër Srebrenicës.

“Pothuajse 7000 myslimanë të vrarë nga ushtarët serbë dhe pjesëtarët e paraushtarakëve janë varrosur aty. Vuçiqit iu desh të ikte nga familjarët e zemëruar të viktimave nën mbrojtjen e policisë”, shkruan gazeta.

“Me bekimin e Vuçiqit, mohimi i gjenocidit tani është bërë institucional. Ideologjia e Serbisë së Madhe është e gjallë, por tash e ka ndryshuar emrin dhe quhet ‘Bota Serbe’”, citon revista gjermane fjalët e Hasan Hasanoviqit, i cili i mbijetoi masakrës si i ri dhe sot punon në Qendrën Memoriale.

Ai thotë se kushdo që e mohon gjenocidin mohon edhe “që pas asaj vrasje masive qëndron shteti serb dhe institucionet e tij”.

  • Postime të ngjashme

    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se kreu i PL-së, Ilir Meta, kishte kërkuar strehim politik në Hungari, para se të arrestohej me kërkesë të SPAK. Ngjela në RTSH tha se…

    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother

    Rrezarti ka paralajmëruar se do ta lë shtëpinë e Big Brother. Deri këtu erdhi pas debateve me Gresën. Ai ka kërkuar të hyjë në dhomën e rrëfimeve sepse siç tha…

    Mos i humbisni

    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    • October 24, 2024
    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother

    • October 24, 2024
    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother

    Drecun sulmon AKI’në dhe SHISH’in: Po rekrutojnë edhe serbë

    • October 24, 2024
    Drecun sulmon AKI’në dhe SHISH’in: Po rekrutojnë edhe serbë

    Ultrasit e Fenerbahçes sulmojnë tifozët e Man United përpara ndeshjes në Ligën e Evropës

    • October 24, 2024
    Ultrasit e Fenerbahçes sulmojnë tifozët e Man United përpara ndeshjes në Ligën e Evropës

    ​Bislimi: Takimi me Petkoviq në Bruksel përfundoi pa rezultat në tema të rëndësishme

    • October 24, 2024
    ​Bislimi: Takimi me Petkoviq në Bruksel përfundoi pa rezultat në tema të rëndësishme

    Petkoviq flet pas takimit me Bislimin në Bruksel

    • October 24, 2024
    Petkoviq flet pas takimit me Bislimin në Bruksel