Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është mbajtur interpelancë ndaj kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, por në fund ka dështuar shkarkimi i tij.
Sharkimin e kryeparlamentarit Afrim Gashi, e synoi grupi parlamentar i “Së Majtës”.
Në Kuvend votuan 93 deputetë, 72 votuan kundër shkarkimit, ndërsa 21 “pro”.
Më këtë, Afrim Gashi mbetet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, ka raportuar Alsat.