Franca: Forcat izraelite s’guxojnë të futen në zonat tona të administruara në Jerusalem

Përsëritja e incidentit në Jerusalem, ku forcat e armatosura izraelite janë futur në një pronë të administruar nga Franca nuk duhet të ndodhë, ka thënë ministri i Jashtëm i Francës, para emisarit izraelit të martën.

Dy zyrtarë francezë të sigurisë me status diplomatik janë ndaluar shkurtimisht më 7 nëntor, pas lajmërimit të vizitës nga ministri Jean-Noël Barroti në kompleksin e Kishës së Pater Nosterit në Malin e Ullinjve, raporton Reuters.

Vendi, një e katërta e administruar nga Franca në Jerusalem, është nën përgjegjësinë e Parisit dhe nuk është hera e parë që lindin probleme sa i përket zotërimeve historike të Francës në Qytetin e Shenjtë.

“Është mundësi për Francën që ta ritheksojë se nuk do të tolerojë që forcat e armatosura izraelite të hyjnë në këto zona, për të cilat Franca është përgjegjëse, për të cilat ajo siguron mbrojtje”, ka thënë Barroti për televizionin France 24, kur është pyetur se çfarë do t’i thuhej ambasadorit.

Ambasadori izraelit pritet ta takojë shefin e stafit të Barrotit të martën.

Raportet Francë-Izrael janë përkeqësuar qëkur presidenti Emmanuel Macron bëri thirrje që t’i jepet fund armatosjes së Izraelit për sulme në Gazë.

  • Postime të ngjashme

    • LAJME
    • November 12, 2024
    • 1 views
    I dyshuari kryesor që sulmoi me thikë qytetarët në Ferizaj, ishte i dënuar për vrasje

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj ditën e hënë, ku një person sulmoi me thikë katër persona në tri lokacione të ndryshme të qytetit. Mirëpo, lidhur me rastin,…

    Lojtari nga Novi-Pazari la Serbinë dhe iu bashkua Bosnjë-Hercegovinës,

    Samed Bazhdar i ka katër gola e tri asistime në 13 paraqitje në La Liga 2 me Real Zaragozan. 20-vjeçari është nga Novi-Pazari dhe tani e tutje do të luajë…

    Mos i humbisni

    Franca: Forcat izraelite s’guxojnë të futen në zonat tona të administruara në Jerusalem

    • November 12, 2024
    Franca: Forcat izraelite s’guxojnë të futen në zonat tona të administruara në Jerusalem

    I dyshuari kryesor që sulmoi me thikë qytetarët në Ferizaj, ishte i dënuar për vrasje

    • November 12, 2024
    I dyshuari kryesor që sulmoi me thikë qytetarët në Ferizaj, ishte i dënuar për vrasje

    Lojtari nga Novi-Pazari la Serbinë dhe iu bashkua Bosnjë-Hercegovinës,

    • November 12, 2024
    Lojtari nga Novi-Pazari la Serbinë dhe iu bashkua Bosnjë-Hercegovinës,

    Ish-aleati i Vuçiqit: Presidenti serb gënjeu se ka folur me Trumpin – ja dëshmia

    • November 12, 2024
    Ish-aleati i Vuçiqit: Presidenti serb gënjeu se ka folur me Trumpin – ja dëshmia

    Vrasja e “Strellës” në Ferizaj, Apeli merr vendimin për vëllain e Butës

    • November 12, 2024
    Vrasja e “Strellës” në Ferizaj, Apeli merr vendimin për vëllain e Butës

    Kroacia po blen armën më të fuqishme në historinë e saj

    • November 12, 2024
    Kroacia po blen armën më të fuqishme në historinë e saj