“Hashim Thaçi donte të na vriste pas vdekjes së Adem Jasharit?” Geci: Po na kërcënojnë, por nuk kemi frikë

“Hashim Thaçi donte të na vriste pas vdekjes së Adem Jasharit”.

Kështu u shpreh në studion e Ditarit me Erion Dushin në A2 CNN Gani Geci, vëllai i Fadil Gecit, i cili dëshmoi kundër Hashim Thaçit në Hagë. Nga studio e A2, ai tha se kërkonin asgjësimin e tij, teksa sjell në vëmendje edhe një sulm që rezultoi me plagosjen e tij dhe humbjen e dy miqve të tij, duke e cilësuar atë si pasojë e një komunikate numër 59 të shkruar nga Thaçi.

“Ata kërkonin asgjësimin tim. Ata e përdornin emrin e shtabit të përgjithshëm, jo emrin të përveçëm. Në vitin 2001 organizohet një pritë kundër meje. Mi vrasin dy shokë, mua më plagosin. Njëri ka qenë Besim Dajaku”, tha Geci në A2.

Ndonëse nuk ndien frikë, ai pranon rrezikun nga ‘njerëzit e natës’, siç i quan ai.

“Me thënë të drejtën, unë frikë nuk kam, rrezik ka, por frikë nuk kam se nuk i frikësohem këtyre hienave të natës. Nuk i jam frikësuar Serbisë që ka pasur helikopterë, jo këtyre të hajnave natën, që këta veç natën janë fortë”, tha ai në A2.

Ai shprehu gatishmëri për të dëshmuar në Hagë, duke mbrojtur legjitimitetin e tij dhe për të zbuluar të vërtetën mbi komunikatën 59, për të cilën akuzon drejtpërdrejt Hashim Thaçin

“Hashim Thaçi është munduar me më denigruar. Më para ka shkuar Fadili që aty me ju kallëzu që nëse nuk është Ganiu, është Fadili dhe ne jemi 7 vëllezër dhe ne jemi të pëqëndruar të mbrojmë njëri-tjetrin dhe që nuk mund të na zmbrapsin nga e drejta jonë legjitime, nacionaliste, demokratike, për të kërkuar zbardhjen e komunikatës numër 59, për të kërkuar ata që na vranë, për të kërkuar ata që dhanë urdhër, për të kërkuar ata që shkruan komunikatën”.

Ai rikujtoi luftën e vitit 1998 dhe kthimin e tij nga Gjermania për t’u bërë pjesë e lëvizjes së rezistencës, teksa ndau ngjarjet e tensionuara në të cilat u përfshi, duke përmendur momentet kur iu tentua arrestimi i vëllait të tij për arsye politike. Geci ruajti dokumente të rëndësishme në një enë plastike dhe pas përfundimit të luftës, këto dokumente u shfaqën për të treguar të vërtetën.

  • Postime të ngjashme

    Aksioni i plotë për transportimin e personave me rrezikshmëri të lartë (Video)

    Përmes një videoje të postuar nga Shërbimi Korrektuesi Kosovës, shihet Njësiti i Përcjelljes së Personave të Burgosur se si i transportojnë personat me rrezikshmëri të lartë. Njësiti i Përcjelljes së…

    Murati: Themelimi i Bankës Zhvillimore në Kosovë po bëhet realitet

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka thënë se “themelimi i Bankës Zhvillimore në Kosovë po bëhet realitet”. Murati po merr pjesë në takimet vjetore të Bankës Botërore…

    Mos i humbisni

    “Hashim Thaçi donte të na vriste pas vdekjes së Adem Jasharit?” Geci: Po na kërcënojnë, por nuk kemi frikë

    • October 27, 2024
    “Hashim Thaçi donte të na vriste pas vdekjes së Adem Jasharit?” Geci: Po na kërcënojnë, por nuk kemi frikë

    Aksioni i plotë për transportimin e personave me rrezikshmëri të lartë (Video)

    • October 27, 2024
    Aksioni i plotë për transportimin e personave me rrezikshmëri të lartë (Video)

    Murati: Themelimi i Bankës Zhvillimore në Kosovë po bëhet realitet

    • October 27, 2024
    Murati: Themelimi i Bankës Zhvillimore në Kosovë po bëhet realitet

    Flet prokurorja Gacaferi, jep detaje për sulmin ndaj kryetarit të Pejës

    • October 27, 2024
    Flet prokurorja Gacaferi, jep detaje për sulmin ndaj kryetarit të Pejës

    Botimi i ri, Delisula rrëfen hasmëritë që tronditën Tiranën e 1800-ës

    • October 27, 2024
    Botimi i ri, Delisula rrëfen hasmëritë që tronditën Tiranën e 1800-ës

    Von Der Leyen-Kurtit: Të vazhdojmë të punojmë së bashku hap pas hapi për të ardhmen evropiane të Kosovës

    • October 27, 2024
    Von Der Leyen-Kurtit: Të vazhdojmë të punojmë së bashku hap pas hapi për të ardhmen evropiane të Kosovës