Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e polices së Kosovës (pjesëtare e komunitetit serb) që ndodhet në Zveçan, por përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
Bëhet e ditur se policja me inicialin M. nga radhët e komunitetit serb nuk ka qenë në shtëpi në kohën e shpërthimit, Ndërsa dyshohet se akti është kryer me qëllim të frikësimit të të gjithë atyre që bashkëpunojnë me institucionet e Republikës së Kosovës.
Shefi i operativës për rajonin e veriut në kuadër të Policisë së Kosovës, Petrit Fejza, ka konfirmuar lajmin për KosovaPress, duke thënë se policia është duke zhvilluar hetimet dhe po bën përpjekje sa më parë që të identifikojë autorin apo autorët e këtij incidenti, ndërsa motivi ende nuk dihet.