Hovenier këshillon Kosovën: “Çoni draftin për Asociacionin në Kushtetuese sa më shpejt..”

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka këshilluar Qeverinë e Kosovës që të kërkojë sa më shpejt mendimin e Gjykatës Kushtetuese për një draft-statut të hartuar prej Perëndimit për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Në këtë mënyrë, Kosova do të përfitonte në mënyrë substanciale. Do të ekzistojë një përgjigje nëse [dokumenti] është kushtetues apo jo, do të dihet a ka kompetenca ekzekutive apo jo, dhe mendojmë se vetëm Gjykata mund ta japë atë vlerësim. Diçka e tillë do të krijojë një dinamikë ndryshe dhe do të reflektojë përkushtimin e Kosovës për t’i përmbushur obligimet që ka”.

Në tetor të vitit të kaluar, diplomatët perëndimorë i kanë paraqitur Kosovës dhe Serbisë një draft-statut për formimin e Asociacionit, të cilin palët e kanë pranuar në parim.

Megjithatë, ende nuk është bërë ndonjë hap drejt themelimit të tij.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të enjten se duhet të dialogohet mënyra e zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që e përcakton euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme.

Hovenier i ka bërë këto deklarata gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë në ndërtesën e Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Ai ka thënë se dialogu mund të mos jetë vendi më i përshtatshëm për të diskutuar çështjet e brendshme të Kosovës, por që tema e dinarit duhet të negociohet, pasi Kosova ka dhënë zotim për t’i mbrojtur komunitetet pakicë.

Hovenier ka insistuar që Shtetet e Bashkuara nuk janë duke e sfiduar përgjegjësinë dhe autoritetin e Bankës Qendrore të Kosovës dhe as nuk po e mbrojnë dinarin, por janë të shqetësuara për mënyrën e zbatimit të rregullores së BQK-së.

“Ka ndikim të drejtpërdrejtë te individët që janë më të cenueshëm”, ka thënë Hovenier duke e marrë shembullin e ndonjë të moshuari 70-vjeçar që është mësuar që të shkojë në një zyrë për të marrë pensionin.

Mes tjerash, Hovenier ka thënë se Serbia nuk duhet të ketë veto për mënyrën e ofrimit të ndihmës, por duhet të diskutohet kjo çështje.

Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) – e cila ka hyrë në fuqi më 1 shkurt të këtij viti – e përcakton euron si valutën e vetme për kryerje të pagesave me para të gatshme në Kosovë.

Kjo rregullore i ka prekur komunat me shumicë serbe në Kosovë, pasi në to përdoret edhe dinari serb.

Shteti i Serbisë deklaron se ndan miliona euro për serbët në Kosovë dhe ua paguan atyre rrogat, pensionet dhe ndihmat shtesë.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje të vazhdueshme Kosovës që të pezullojë vendimin për dinarin serb dhe që bisedimet për rregulloren e BQK-së në Bruksel “të vazhdojnë me urgjencë”.

Më 27 shkurt, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë janë takuar në Bruksel, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian për këtë çështje, por zyrtarët evropianë kanë thënë se “takimet shtesë do të jenë të nevojshme”.

Kushtetuta e Kosovës përcakton që duhet të ekzistojë vetëm një valutë për kryerje të pagesave me para të gatshme.

Kosova nuk është pjesë e Eurozonës – të cilën e përbëjnë 20 vende anëtare të Bashkimit Evropian – por e ka euron si valutë kryesore prej vitit 2002.

Disa serbë në Kosovë kanë treguar se nuk po mund të marrin të ardhurat prej Serbisë në dinarë, në mungesë të kësaj valute.

Dogana e Kosovës e ka ndaluar dy herë këtë vit hyrjen e dinarëve në Kosovë, me arsyetimin se diçka e tillë nuk është autorizuar prej BQK-së, institucionit të vetëm që mund të bëjë importimin dhe eksportimin e valutave.

  • Postime të ngjashme

    Rusët dhe verikoreanët po pësojnë humbje të mëdha në Kursk, ukrainasit po ua shkatërrojnë makinerinë luftarake

    Në pjesën perëndimore të rajonit rus Kursk – tre brigada ukrainase po zhvillojnë luftime të ashpra me marinsat rusë dhe ushtarët e Koresë së Veriut – duke sulmuar nga të…

    Erdogan: Paaftësia e vendeve muslimane për të reaguar e ka sjellë situatën deri në këtë pikë

    Erdogan tha se situata në Rripin e Gazës ka arritur deri në këtë pikë për shkak të paaftësisë së vendeve muslimane për të reaguar, raporton Anadolu. Presidenti Erdoğan mbajti fjalim…

    Mos i humbisni

    Rusët dhe verikoreanët po pësojnë humbje të mëdha në Kursk, ukrainasit po ua shkatërrojnë makinerinë luftarake

    • November 11, 2024
    Rusët dhe verikoreanët po pësojnë humbje të mëdha në Kursk, ukrainasit po ua shkatërrojnë makinerinë luftarake

    Erdogan: Paaftësia e vendeve muslimane për të reaguar e ka sjellë situatën deri në këtë pikë

    • November 11, 2024
    Erdogan: Paaftësia e vendeve muslimane për të reaguar e ka sjellë situatën deri në këtë pikë

    Përveç Bitcoin, një tjetër kriptovalutë ka filluar të rritet pas zgjedhjeve në SHBA

    • November 11, 2024
    Përveç Bitcoin, një tjetër kriptovalutë ka filluar të rritet pas zgjedhjeve në SHBA

    Pamje të të dyshuarit që theri me thikë katër persona në Ferizaj në vendin e krimit

    • November 11, 2024
    Pamje të të dyshuarit që theri me thikë katër persona në Ferizaj në vendin e krimit

    E frikshme, 23 sulme me eksploziv gjatë vitit 2024 në Shqipëri

    • November 10, 2024
    E frikshme, 23 sulme me eksploziv gjatë vitit 2024 në Shqipëri

    Egzon Pireci dhe Adelina Ismaili publikojnë këngën e re “Dashuri e humbur”

    • November 10, 2024
    Egzon Pireci dhe Adelina Ismaili publikojnë këngën e re “Dashuri e humbur”