Hungaria mund të dalë së shpejti nga BE

Hungarisë i është afruar më shumë se kurrë një skenari të largimit potencial nga Bashkimi Evropian, tha një ish-guvernator i bankës qendrore.

Andras Simor, i cili ndihmoi në drejtimin e Hungarisë përmes krizës financiare kur kërkoi një paketë shpëtimi të udhëhequr nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, tha se dalja nga blloku s’ është skenari më i mundshëm, por “është i mundshëm” gjithsesi.

Deklaratave të tij iu shtohet edhe apeli i liderit të lëvizjes ultra të djathtë hungareze, “Nasa Domovina” (Atdheu Ynë), Laszlo Torockaj, i cili tha se dëshirojnë të mbajnë një referendum për anëtarësimin e Hungarisë në BE deri në 2030. Siç raporton “RIA Novosti”, ai tha se “Atdheu Ynë” dëshiron një Hungari të fortë dhe të pavarur afatgjatë dhe për këtë arsye mbështet masat mbështetëse të familjeve dhe zhvillimin e ushtrisë dhe dëshiron që ekonomia hungareze të bazohet në vlerat kombëtare, gjë që s’po ndodh tani.

“Fatkeqësisht, në 30 vitet e fundit, qeveritë e Hungarisë kanë krijuar një situatë të tillë që ne s’do të mund të dalim nesër nga BE, sepse ekonomia hungareze, e cila në rajonin tonë është më e varur nga kapitali i huaj global, do të shembet. Por Hungaria duhet të përgatitet për jetën jashtë BE-së dhe ne duam të mbajmë një referendum për anëtarësimin deri në vitin 2030”, tha Torockaj.

Lëvizja dëshiron që Hungaria të bëhet një vend neutral që s’ është pjesë e asnjë blloku ushtarak si Austria. “NATO-ja është kthyer në një organizatë ushtarake që zgjerohet dhe u shërben interesave të SHBA-së, e cila nuk ka asnjë lidhje me qëllimet origjinale të mbrojtjes që u formuluan kur u krijua blloku”, tha Torockaj.

Ai shtoi se partia e tij do të votojë kundër pranimit të Suedisë në NATO.

  • Postime të ngjashme

    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me arrestimin e ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ku deklaron se hetimet janë kryer në bazë të disjes…

    Publikohen pamjet: Momenti i arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja

    Këto janë pamjet e arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja, një ditë më parë në zonën e Durrësit me urdhër të SPAK. Tvklan.al ka siguruar videon e momentit të…

    Mos i humbisni

    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    • October 21, 2024
    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    Publikohen pamjet: Momenti i arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja

    • October 21, 2024
    Publikohen pamjet: Momenti i arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja

    U përmend në Big Brother VIP Kosova 3, reagon Gold AG

    • October 21, 2024
    U përmend në Big Brother VIP Kosova 3, reagon Gold AG

    Momenti kur motori i një Boeing në Çikago “përpin” veturën që transportonte valixhet

    • October 21, 2024
    Momenti kur motori i një Boeing në Çikago “përpin” veturën që transportonte valixhet

    Vuçiq: Do të luftoj deri në momentin e fundit për zgjidhje kompromisi me Kosovën

    • October 21, 2024
    Vuçiq: Do të luftoj deri në momentin e fundit për zgjidhje kompromisi me Kosovën

    Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar po trajtohen në spitalin e Prizrenit

    • October 21, 2024
    Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar po trajtohen në spitalin e Prizrenit