“Interi e meritoi fitoren, duhej të shënonim shtatë ose tetë gola”, Inzaghi i pakënaqur me barazimin ndaj Juventusit

Simone Inzaghi ka insistuar se Interi e meritoi fitoren në barazimin me rezultat 4-4 ndaj Juventusit dhe se ekipi i tij duhej të shënonte shtatë ose tetë gola.

“Ka zhgënjim, por si trajner duhet të analizojë katër golat që i pësuam. Ne ishim përballë ndaj një ekipi të fortë si Juventusi, por nuk mund të pësojmë katër gola”, ka thënë Inzaghi fillimisht.

“Unë gjithashtu duhet të marrë edhe gjërat pozitive. Juventusi është një skuadër që pësonte vetëm një gol në tetë ndeshje të Serie A dhe sot duhej të pësonin shtatë ose tetë”.

“Fatkeqësisht, ne kishim katër ose pesë mundësi për të shënuar të pestin, ky është një ekip me përvojë, ne e dimë se këto raste nuk bën të humben”.

“Ka hidhërim, por si trajner duhet të analizojë dhe të bisedojë me ta nesër, pasi lojtarët u dukën të mërzitur në zhveshtore”.

Inter pati mbrojtjen më të mirë në Serie A sezonin e kaluar dhe ende nuk kanë pësuar në tri ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve.

“Është një periudhë ku ne duhet të punojmë më shumë dhe më mirë. Ne e mbajtëm portën e pastër dy herë radhazi, por jam në dijeni se duhet të bëjmë më shumë”.

“Juventusi pati katër goditje në drejtim të portës dhe shënoi katër gola, kështu që kur është një rekord i 100 për qind, kjo do të thotë se jemi duke bërë diçka gabim”, përfundoi tekniku italian./Telegrafi

  • Postime të ngjashme

    Publikohen pamje që tregojnë deputetin britanik duke grushtuar një burrë në rrugë, policia nis hetimet

    Në rrjete sociale janë publikuar pamje që tregojnë deputetin laburist Mike Amesbury duke grushtuar një burrë në rrugë. Videoja tregon deputetin e Runcorn dhe Helsby duke grushtuar një burrë, i…

    Gavi e provokoi me katër gishta, zbulohet përgjigja epike nga Vini Jr për mesfushorin spanjoll

    Gavi ishte në fushë për një kohë të shkurtër duke u inkuadruar në lojë vetëm në minutën e 87-të, megjithatë la gjurmë. Mesfushori spanjoll u përplas me Viniciusin disa minuta…

    Mos i humbisni

    “Interi e meritoi fitoren, duhej të shënonim shtatë ose tetë gola”, Inzaghi i pakënaqur me barazimin ndaj Juventusit

    • October 27, 2024
    “Interi e meritoi fitoren, duhej të shënonim shtatë ose tetë gola”, Inzaghi i pakënaqur me barazimin ndaj Juventusit

    Publikohen pamje që tregojnë deputetin britanik duke grushtuar një burrë në rrugë, policia nis hetimet

    • October 27, 2024
    Publikohen pamje që tregojnë deputetin britanik duke grushtuar një burrë në rrugë, policia nis hetimet

    Gavi e provokoi me katër gishta, zbulohet përgjigja epike nga Vini Jr për mesfushorin spanjoll

    • October 27, 2024
    Gavi e provokoi me katër gishta, zbulohet përgjigja epike nga Vini Jr për mesfushorin spanjoll

    Bajqinovci nga Suedia: Mërgata u zotua për mbështetje edhe më të fuqishme për Kryeministrin Kurti

    • October 27, 2024
    Bajqinovci nga Suedia: Mërgata u zotua për mbështetje edhe më të fuqishme për Kryeministrin Kurti

    “Hashim Thaçi donte të na vriste pas vdekjes së Adem Jasharit?” Geci: Po na kërcënojnë, por nuk kemi frikë

    • October 27, 2024
    “Hashim Thaçi donte të na vriste pas vdekjes së Adem Jasharit?” Geci: Po na kërcënojnë, por nuk kemi frikë

    Aksioni i plotë për transportimin e personave me rrezikshmëri të lartë (Video)

    • October 27, 2024
    Aksioni i plotë për transportimin e personave me rrezikshmëri të lartë (Video)