Komandanti i UÇK-së i reagon Vahbi Kajtazit: Kush nuk e ka përjetuar, nuk e kupton!!!

Nga Faton Gashi

“Është nëntori i egër i vitit 1998. Pikërisht me 27, 28 dhe 29 nëntor, ushtarët e UÇK-së kaluan plotë 60 orë ecje të mundimshme nëpër bjeshkët e Pashtrikut të mbërthyera nga bora, ngrica, fortuna e murlani”
Fadil Pushkolli

Në fund të nëntorit 1998 vjen urdhëri që të marshojmë për në front të luftës në Kosovë
Me 26 nëntor më makinat e divizionit të Kukësit nga kampi i stërvitjes në Babinë të Tropojës janë marrë trupat dhe sjellë deri përmbi Krumë të Hasit, nga ku rreth 150 ushtarë të mirëstërvitur të Kosovës ( mes tyre edhe Fadil Pushkolli)nën komandën e Sylë Kollçakut dhe zevendëskomandantit Blerim Kuçi dhe shefit të shtabit Nexhmedin Kastrati kanë nisë marshimin luftarak përmes Pashtrikut në drejtim të Suharekës…
Duke ditur mungesat e mëdha për armatim në Kosovë, ushtarët e UÇK-së i kanë ngarkuar me municion edhe gomarët të cilët, në gjysmë të rrugës nga Shqipëria për në Kosovë, nuk arrijnë ta vazhdojnë rrugën nga bora e madhe. Gomarët kthehen mbrapsht, ndërkaq armatimin e shpërndajnë te secili ushtar për bartje të mëtejme….

“….Duke qëndruar në këmbë kthejë shikimin nga lart, pashë qiellin me yje. Në jug, si të thuash në pëllëmbë të dorës, varej yjësia e Orionit; Shpata e Orionit m’u duk se çantë qiellin drejt meje me katër shoqëruesit e Orionit, katër “diejtë”: Rigel, Sirius, Betaygos dhe Aldebaran në një rregullim romboid na “ngrohtë”. Rigel! Për mua dhe ti je një lloj “dielli” që çdo gjë të gjallë e kthen në një kristal të pajetë. Rigel, “dielli” im, je katërqind vjet dritë larg nesh. Çfarë po marr nga ngrohtësia jote në këtë natë? Vetëm po më jep frikë.

Çfarë jemi dhe ku po shkojmë, një kolonë prej 150 vetësh – të shtypur nga kaq shumë yje akulli, ne, që jemi të përhumbur, pa asnjë shenjëz shprese! Nuk guxoja më të ngrija sytë lartë.
Data 28 nëntor 1998,ora 12 e gjysëm e mesnatës, kur një pemë ahu plas nga i ftohti, e dimë se temperaturat kanë kaluar minus 25 gradë.
Informacioni i marrë nga skuadra e vëzhguesve na tregonte se armiku na priste në pritë nëse shkonim në drejtim të Lubizhdës. Ndërsa në jug ka forca të forta! Pra, ne jemi të rrethuar! Nga të shkojmë?! Pritja e forcave të armike për të na sulmuar, apo kthimi në Shqipëri nuk vinte në shprehje.

Mendova për të gjitha mundësitë, s’kishte rrugë të mesme, duhej çarë rrethimi.

Në drejtim të Planejë forcat serbe ishtin të fortë, por nuk na presin atje sepse mendojnë se jemi të thyer dhe të dobët dhe se më mirë do të ikim sesa të sulmojmë. Vendimi u mor shpejt – në jug!…”
– epopeja e Pashtrikut nga kujtimet e Sylë Kollçakut

Nuk e kam menduar kurrë se do të shkruaj artikuj të tillë, kam menduar se gjithmonë do të shkruaj atë që shkruaj – një urim , një përkujtim, një histori që më qëndron në mendje, por kurrë se do të vinte deri aty sa unë të mbrojë Kosovën nga shqiptarët e lirë.
Kurrë nuk kam menduar shumë për shtetin dhe organizimin e tij, për shtetin në të cilin po jetojmë, për Republikën e Kosovës, por gjithçka rreth shtetit, çdo lëvizje e Kosovës është e gdhendur në mua.
Unë e shoh dhe e di që Kosova është duke u sulmuar si nga jashtë ashtu edhe nga brenda dhe se Kosova po paguan përsëri taksa për paqen në Evropë, unë nuk shoh asnjë fajtor për këtë përveç shtetit serbe, i cili ditëve të fundit po kuptohet se ka bindur disa individë në firma serbo- shqiptare t’i bashkohen në përpjekje për të korruptuar Kosovën, dhe shantazhuar gjithçka që mundën.
Unë nuk e di pjesën tjetër. Mirëpo gjitha ato që shoh në televizion dhe rrjetet sociale, janë të neveritshme për mua.
U kujtoj një milio e shtatëqind mijë shqiptarëve, sidomos gjeneratat e reja, se regjimi serbe gjatë gjithë historisë së tyre vranë shqiptar dhe dogjën fshatrat shqiptare, për të krijuar serbin e madhe, se ky ishte plan dhe ide e tyre e kahershme, dhe se do të presin rastin tjetër fatal që do të vijë pas dhjetë apo pesëdhjetë vjetësh, për të pushtuar të gjithë Kosovën dhe për të shkatërruar plotësisht shqiptarët! Pra, ata kurrë nuk do të heqin dorë nga kjo. Ata vazhdimisht na trazojnë për të parë se si jemi, sa e duam lirinë.
Dhe nëse ka ndonjë mes nesh që sulmon gardianin e lirisë, ushtarin e UÇK-së, duhet të dini se na qenka shqiptar servil, tradhtar i fshehur nën vlerat e fjalës së lirë…

Në fund, sulmet e pareshtura të Vehbi Kajtazit dhe Visar Duriqit duke përdorur narrativën terrorizmin nuk janë aq mbi personalitete atdhetare sa është të paraqitet Kosova si vatër terrorizmi.

Po kush beson në qëllimet e mira të gazetarëve klloshar, të shitur e të shkërdhyer!?
Fadil Pushkolli edhe pse ishte më moshë më i ri se Vehbi Kajtazi, kishte braktisur studimet e fesë për t’iu bashkuar aradhave të UÇK-së.
Po ku ka dëshmi më shembullore atdhetarie se sa ta rrokësh armën kur atdheu është rrezik…

  • Postime të ngjashme

    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se kreu i PL-së, Ilir Meta, kishte kërkuar strehim politik në Hungari, para se të arrestohej me kërkesë të SPAK. Ngjela në RTSH tha se…

    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother

    Rrezarti ka paralajmëruar se do ta lë shtëpinë e Big Brother. Deri këtu erdhi pas debateve me Gresën. Ai ka kërkuar të hyjë në dhomën e rrëfimeve sepse siç tha…

    Mos i humbisni

    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    • October 24, 2024
    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother

    • October 24, 2024
    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother

    Drecun sulmon AKI’në dhe SHISH’in: Po rekrutojnë edhe serbë

    • October 24, 2024
    Drecun sulmon AKI’në dhe SHISH’in: Po rekrutojnë edhe serbë

    Ultrasit e Fenerbahçes sulmojnë tifozët e Man United përpara ndeshjes në Ligën e Evropës

    • October 24, 2024
    Ultrasit e Fenerbahçes sulmojnë tifozët e Man United përpara ndeshjes në Ligën e Evropës

    ​Bislimi: Takimi me Petkoviq në Bruksel përfundoi pa rezultat në tema të rëndësishme

    • October 24, 2024
    ​Bislimi: Takimi me Petkoviq në Bruksel përfundoi pa rezultat në tema të rëndësishme

    Petkoviq flet pas takimit me Bislimin në Bruksel

    • October 24, 2024
    Petkoviq flet pas takimit me Bislimin në Bruksel