Kurti: Buxheti i shtetit për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për buxhetin për vitin 2025, i cili është në vlerë 3.6 miliardë euro. Pas miratimit në qeveri, Projektligji për buxhetin do të shkojë për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje për projekt-buxhetin për vitin 2025.

Kurti para kabinetit qeveritar, tha se buxheti për vitin e ardhshëm është 3.6 miliardë euro.

Ai specifikoi ndarjen e buxhetit në fusha të caktuara, ku bëri të ditur se 930 milionë do të jenë për investime kapitale.

“916 milionë euro për paga në sektorin publik. 105 milionë euro për nevojat e shëndetësisë, 87 milionë euro për siguri dhe mbrojtje, investime kapitale kemi ndarë 930 milionë euro”, tha ai.

“Rritja e buxhetit ka qenë si asnjëherë më parë. Për vitin 2025, buxheti i shtetit do të jetë mbi tre miliardë euro, pra rreth 300 milionë më i lartë se i vitit 2024”, pohoi Kurti.

Ai ka thënë se me rritjen e pagave për sektorin publik, nga viti 2025, paga mesatare do të jetë 870 euro.

Kurti ka njoftuar se 105 milionë euro janë ndarë për nevoja të shëndetësisë, me qëllim që të sigurohen barnat esenciale, ndërsa 87 milionë euro janë ndarë për nevoja të sigurisë e mbrojtjes, municion e pajisje furnizime të nevojshme “që Policia e ushtria t’i kryejë detyrat me efikasitet”.

Kryeministri Kurti bëri të ditur se janë ndarë 930 milionë euro për investime infrastrukturore e 60 milionë euro për skema të shtesave për fëmijë.

“Rritje të buxhetit ka pasur edhe për komuna, do të ketë edhe mbështetje përmes granteve. Ky buxhet është për të gjithë, ashtu siç është edhe Qeveria jonë”, tha ai.

Kryeministri deklaroi se me punën e tyre, do të vazhdojë mbështetja për të gjitha kategoritë.

  • Postime të ngjashme

    Kurti për Raportin e BE’së: S’ka pasur ecje mbrapa, pothuajse në të gjitha fushat është shënuar progres

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë opinionin e tij për Raportin e BE’së, të cilin e pranoi sot nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadorin Aivo…

    Murati tregon sa do të jetë buxheti për investime kapitale në vitin 2025

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se buxheti për investime kapitale për vitin 2025 do të jetë 930 milion euro. “Buxheti per investime kapitale në vitin…

    Mos i humbisni

    Kurti: Buxheti i shtetit për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro

    • October 30, 2024
    Kurti: Buxheti i shtetit për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro

    Kurti për Raportin e BE’së: S’ka pasur ecje mbrapa, pothuajse në të gjitha fushat është shënuar progres

    • October 30, 2024
    Kurti për Raportin e BE’së: S’ka pasur ecje mbrapa, pothuajse në të gjitha fushat është shënuar progres

    Murati tregon sa do të jetë buxheti për investime kapitale në vitin 2025

    • October 30, 2024
    Murati tregon sa do të jetë buxheti për investime kapitale në vitin 2025

    Policia zbardh dinamikën e masakrës në Shkodër, si ndodhi atentati ndaj Hamza Licit

    • October 30, 2024
    Policia zbardh dinamikën e masakrës në Shkodër, si ndodhi atentati ndaj Hamza Licit

    Gërvalla në OKB: Nuk ekziston vend në botë me emrin “Kosova dhe Metohia” – emri i vërtet i vendit është Republika e Kosovës

    • October 30, 2024
    Gërvalla në OKB: Nuk ekziston vend në botë me emrin “Kosova dhe Metohia” – emri i vërtet i vendit është Republika e Kosovës

    Pamje nga momenti i sulmit fizik ndaj Gazmend Muhaxherit

    • October 30, 2024
    Pamje nga momenti i sulmit fizik ndaj Gazmend Muhaxherit