Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në takim u diskutua për bashkëpunimin në fusha të ndryshme në kuadër të raporteve dypalëshe dhe bashkërendimin në arritjen e objektivave të përbashkëta.
“Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Guérot për mbështetjen e vazhdueshme të Francës dhe angazhimin e tij në thellimin e marrëdhënieve bilaterale”.
Sot u bë lansimi i projektit GENESIS, që synon të mbështesë të rinjtë e vendit tonë që të zhvillojnë aftësitë e tyre në industrinë kreative, dhe që gjithashtu forcon bashkëpunimin me Francën, veçanërisht me Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme si dhe me Institutin Francez në Kosovë.