Kush është Ollie Watkins, ‘heroi’ i ‘Tre Luanëve’ që i dërgoi në finalen e madhe

Ollie Watkins është futbollist profesionist anglez, i cili luan si sulmues për klubin Aston Villa në Ligën Premier dhe për Kombëtaren e Anglisë.

Ai sot u bë edhe më i njohur për shënimin e golit të fitores së Anglisë ndaj Holandës, në gjysmëfinalen e Euro 2024, ku në finale do të ndeshjet me Spanjën.

Karriera e Ollie Watkins, si profesionist filloi te Exeter City, ku ai shpejt tregoi talentin e tij si një sulmues i aftë dhe i shpejtë. Ai kaloi disa sezone me këtë klub, duke u bërë një lojtar kyç.

Në vitin 2017, Watkins u transferua te Brentford, ku performancat e tij të shkëlqyera tërhoqën vëmendjen e shumë klubeve të tjera. Gjatë sezonit 2019/2020, ai shënoi 26 gola në Championship, çka e bëri atë një nga golashënuesit më të mirë të ligës.

Ku sezon, në vitin 2020, sulmuesit ia ofroi mundësinë që të bashkohet me Aston Villa për një shumë rekord për klubin atë kohë (34 milionë euro). Ai ka vazhduar të tregojë aftësitë e tij të shënimit të golave dhe ka qenë një lojtar kyç për ekipin e Ligës Premier. Ai me klubin anglez ka 70 gola dhe 26 asistime.

Watkins, aktualisht 28 vjeçar, bëri debutimin e tij për Kombëtaren e Anglisë në mars të vitit 2021 në një ndeshje kundër San Marinos, ku gjithashtu shënoi golin e tij të parë. Ai ka tre gola në 13 ndeshje.

Stili i lojës së  Watkins përkufizohet me shpejtësinë dhe aftësinë për të krijuar hapësira, që shpesh mbyllen me gola të shkëlqyera. Ai gjithashtu është i njohur për punën e tij të palodhur në fushë dhe aftësinë për të ndihmuar në mbrojtje, duke qenë një lojtar shumë i disiplinuar dhe i përkushtuar.

Goli i Watkins ndaj Holandës është një moment i rëndësishëm në karrierën e tij dhe dëshmon për aftësitë e tij si një sulmues i klasit të lartë. Ky gol do ta ngritë profilin e tij dhe e ka vendosur atë në qendër të vëmendjes si një lojtar kyç për të ardhmen e kombëtares angleze./Telegrafi

  • Postime të ngjashme

    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me arrestimin e ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ku deklaron se hetimet janë kryer në bazë të disjes…

    Publikohen pamjet: Momenti i arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja

    Këto janë pamjet e arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja, një ditë më parë në zonën e Durrësit me urdhër të SPAK. Tvklan.al ka siguruar videon e momentit të…

    Mos i humbisni

    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    • October 21, 2024
    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    Publikohen pamjet: Momenti i arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja

    • October 21, 2024
    Publikohen pamjet: Momenti i arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja

    U përmend në Big Brother VIP Kosova 3, reagon Gold AG

    • October 21, 2024
    U përmend në Big Brother VIP Kosova 3, reagon Gold AG

    Momenti kur motori i një Boeing në Çikago “përpin” veturën që transportonte valixhet

    • October 21, 2024
    Momenti kur motori i një Boeing në Çikago “përpin” veturën që transportonte valixhet

    Vuçiq: Do të luftoj deri në momentin e fundit për zgjidhje kompromisi me Kosovën

    • October 21, 2024
    Vuçiq: Do të luftoj deri në momentin e fundit për zgjidhje kompromisi me Kosovën

    Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar po trajtohen në spitalin e Prizrenit

    • October 21, 2024
    Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar po trajtohen në spitalin e Prizrenit