Ky është i plagosuri sonte te “Kafet e Vogla”

Sot rreth orës 21:30, te “Kafet e Vogla” janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Indeksonline raporton se si pasojë e një përleshje fizike, një person ka nxjerrë armën dhe ka shtënë me të në drejtim të një viktime.

Burime të Indeksonline pohojnë se viktima në fjalë është Meriton Pajaziti, ndërsa i dyshuari që gjuajti në drejtim të tij është Trim Krasniqi.

Pajaziti është dërguar me autoambulancë në QKUK.

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 21:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është konfirmuar se një person është plagosur. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor” pohoi Borovci.

Ai gjithashtu bëri të ditur se është gjetur edhe një armë zjarri në vend të ngjarjes, teksa po bëhen ekzaminimet e nevojshme për të hetuar rastin.

“Ndërlidhur me rastin është gjetur edhe një armë zjarri ndërkohë që policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast” shtoi Borovci për Indeksonline./Indeksonline

  • Postime të ngjashme

    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    Feronit Shabani i njohur për publikun si Fero, duket se nuk i ka lënë të gjitha shprehitë e kohës kur ishte reper. Para banorëve të Big Brother VIP Kosova, ai…

    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    Fero ka thënë se nuk do të donte që gruaja e tij te ishte figurë publike. Kjo ishte ndër pyetjet që ishte nga banorët në konferencë brenda shtëpisë. “Pjesë të…

    Mos i humbisni

    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    • October 23, 2024
    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    • October 23, 2024
    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    Përplasje e ashpër mes Gani Gecit dhe Nait Hasanit për dëshmitarët e Speciales në Hagë

    • October 23, 2024
    Përplasje e ashpër mes Gani Gecit dhe Nait Hasanit për dëshmitarët e Speciales në Hagë

    Publikohen pamjet nga momenti kur ndodhi sulmi brenda selisë së aviacionit në Ankara

    • October 23, 2024
    Publikohen pamjet nga momenti kur ndodhi sulmi brenda selisë së aviacionit në Ankara

    Kolaj i IKD-së thotë se Prokuroria mund të jetë e kapur nga elemente politike

    • October 23, 2024
    Kolaj i IKD-së thotë se Prokuroria mund të jetë e kapur nga elemente politike

    Momenti kur Ilir Meta transferohet drejt burgut (VIDEO)

    • October 23, 2024
    Momenti kur Ilir Meta transferohet drejt burgut (VIDEO)