Mendez: Po i bëhet presion i njëanshëm Kosovës për Asociacionin, s’ka garanci që s’do të jetë një “Republika Srpska” e dytë

Kreu i Komitetit për Punë të Jashtme, Bob Mendez, ka folur për situatën në Ballkan Perëndimor dhe konkretisht procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Mendez ka thënë se mendon që palët s’janë duke vepruar në mënyrë të barabartë sa i përket ndërtimit të besimit në procesin e dialogut, duke përmendur këtu deklaratat destruktive të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel dhe planit të implementimit që u arrit në Ohër.

Ai gjithashtu ka thënë se po i bëhet presion i një anshëm Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, ndërkohë s’po i bëhet presion i njejtë Serbisë.

Mendez ka përmendur edhe lidhjet e presidentit të Serbisë me Rusinë dhe Putinin.

“Ajo që shoh unë është presion për Kosovën që t’i bëhet presion për Asociacionin. Që edhe unë gjithashtu e kuptoj që Kosova ka marrë obligim për ta bërë. Ndërkohë duket për mua që për Serbinë nuk bëhet presion”, ka thënë Mendez.

Ai tutje ka thënë se s’ka parë  as ndonjë plan apo garanci që Asociacioni s’do të jetë një “Republika Srpska” e dytë, organizim që e mban të destabilizuar Bosnje e Hercegovinën.

“Ndërkohë s’ka as ndonjë plan apo garanci që Asociacioni s’do të jetë një Republika Srpska”, ka thënë Mendez.

  • Postime të ngjashme

    “Ne nuk do të ndalemi!”, reagon Nagavci pasi opozita dorëzoi kallëzimi penal ndaj saj

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pasi deputetët opozitarë kanë dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale, kallëzim penal ndaj saj me arsyetimin se subvencionimi i teksteve shkollore nga MASHTI ka…

    Ai pritet të jetë sekretar i Shtetit amerikan, por cilat janë “marrëdhëniet” e Marco Rubio me Kosovën?

    Donald Trump pritet të zgjedhë senatorin amerikan Marco Rubio si sekretar i ri i Shtetit i SHBA-së. Kjo gjë është raportuar nga disa media botërore, sipas të cilave, presidenti i…

    Mos i humbisni

    “Ne nuk do të ndalemi!”, reagon Nagavci pasi opozita dorëzoi kallëzimi penal ndaj saj

    • November 12, 2024
    “Ne nuk do të ndalemi!”, reagon Nagavci pasi opozita dorëzoi kallëzimi penal ndaj saj

    Ai pritet të jetë sekretar i Shtetit amerikan, por cilat janë “marrëdhëniet” e Marco Rubio me Kosovën?

    • November 12, 2024
    Ai pritet të jetë sekretar i Shtetit amerikan, por cilat janë “marrëdhëniet” e Marco Rubio me Kosovën?

    Gjermania ka shitur 50 mijë Bitcoin me çmimin prej 50 mijë eurosh për njësi në korrik

    • November 12, 2024
    Gjermania ka shitur 50 mijë Bitcoin me çmimin prej 50 mijë eurosh për njësi në korrik

    Si të luftojmë fryrjen e barkut?

    • November 12, 2024
    Si të luftojmë fryrjen e barkut?

    Konjufca: Po jetojmë në kohë të pasigurta

    • November 12, 2024
    Konjufca: Po jetojmë në kohë të pasigurta

    Franca: Forcat izraelite s’guxojnë të futen në zonat tona të administruara në Jerusalem

    • November 12, 2024
    Franca: Forcat izraelite s’guxojnë të futen në zonat tona të administruara në Jerusalem