Meta: “U rrëmbeva në mënyrë banditeske, ndihem më i fortë se kurrë”

Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas arrestimit me urdhër të SPAK.

Në një mesazh të shpërndarë në rrjetin re tij social Instagram, Meta shkruan ndër të tjera se u rrëmbye në mënyrë banditeske, teksa shton se ndihet më i fortë se kurrë.

“Falënderoj përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë deri tani.

Po kështu nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht.

Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike! Armiqtë e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë.

Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat.

Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë.

Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare”, shkruhet në postimin e Metës./GazetaSinjali

  • Postime të ngjashme

    Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar po trajtohen në spitalin e Prizrenit

    Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”. Nga ky aksident po ashtu tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe po trajtohen në spitalin e Prizrenit. Kjo…

    Mediat serbe i rikthejnë aludimet se Musliu është baba i Vuçiqit! Reagon gazetari kosovar:” Shpifje, kujt nuk i intereson e vërteta…”

    Një redaktor i një reviste serbe, Millovan Bërkiq, ka rikthyer në diskutim emrin e ish-gazetarit kosovar, Fahri Musliut, duke pretenduar se është babai biologjik i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Mbi…

    Mos i humbisni

    Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar po trajtohen në spitalin e Prizrenit

    • October 21, 2024
    Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar po trajtohen në spitalin e Prizrenit

    Mediat serbe i rikthejnë aludimet se Musliu është baba i Vuçiqit! Reagon gazetari kosovar:” Shpifje, kujt nuk i intereson e vërteta…”

    • October 21, 2024
    Mediat serbe i rikthejnë aludimet se Musliu është baba i Vuçiqit! Reagon gazetari kosovar:” Shpifje, kujt nuk i intereson e vërteta…”

    E trishtë: Këta janë dy të rinjtë që mbetën të vdekur nga aksidenti në Prizren

    • October 21, 2024
    E trishtë: Këta janë dy të rinjtë që mbetën të vdekur nga aksidenti në Prizren

    Të tjera pamje nga arrestimi i Metës, kreu i PL-së rezistoi, efektivët e tërheqin me forcë nga makina

    • October 21, 2024
    Të tjera pamje nga arrestimi i Metës, kreu i PL-së rezistoi, efektivët e tërheqin me forcë nga makina

    Momenti kur Meta del nga Drejtoria e Policisë Tiranë