Molliqaj: Vendimi për pezullimin e licencës së Artmotion ngjason në një fletërrufe

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar ndaj vendimit të ri ARBK-së për të shfuqizuar certifikatën e biznesit kompanisë “ArtMotion”.

Molliqaj thotë se nëse dikush ka thënë se sistemi nuk akomodon regjimet autoritare, nuk do të thotë më.

“Kush thoshte që sistemi nuk akomodon regjimet autoritare? A thotë më? Vendimi i fundit për pezullimin e licencës tash edhe të Artmotion ngjason në një fletërrufe. As nuk janë lodhur për mbështetje e arsyetim më të qëndrueshëm, gjithsesi skandaloz. Çdo shkelje ligjore apo gabim mund të interpretohet si e motivuar dhe tendencioze nga pushtete paranojake që kontrollin dhe diktatin i kanë mjete dhe qëllime”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Ai thotë më tej se “mjafton të ekzaminohet fjalori me të cilin shërbehet ministrja Hajdari, për ta pa çfarë lufte speciale po i bëhet mediave”.

“Këto regjime përherë thirren në ‘kërcënim ndaj sigurisë publike’ e ‘shkelje të normave kushtetuese’. Tipike. Por, kur shkelja bëhet nga ata, e konstatohet edhe nga Gjykata Kushtetuese, heshtja kaplon”.

“Në Republikën e tretë të Kurtit nuk ka gabime teknike, ka qëllime dhe tendenca. Nuk ka korrigjime, ka ndëshkime. Nuk ka dyshime, ka aktakuza. Kjo ta kujton këtë tregimin sesi forcat reaksionare janë në përpjekje për tu kthyer, përmes një kundër-revolucioni. Por mediat nuk janë armiku i Kosovës, e as partia në pushtet nuk bëri ndonjë revolucion”.

“Këtë luftë, kjo qeveri e ka të humbur varësisht sa do të jemi të mobilizuar ne si shoqëri. Në fund të ditës disiplinimi i mediave është përpjekje që të kontrollohemi ne, qytetarët e këtij vendi. Trajta që ka marrë mësymja kundër fjalës së lirë vendosi në dukje rëndësinë e mediave pikërisht në këtë kontekst politik të rënd për vendin”, ka përfunduar Dardan Molliqaj.

  • Postime të ngjashme

    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    Feronit Shabani i njohur për publikun si Fero, duket se nuk i ka lënë të gjitha shprehitë e kohës kur ishte reper. Para banorëve të Big Brother VIP Kosova, ai…

    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    Fero ka thënë se nuk do të donte që gruaja e tij te ishte figurë publike. Kjo ishte ndër pyetjet që ishte nga banorët në konferencë brenda shtëpisë. “Pjesë të…

    Mos i humbisni

    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    • October 23, 2024
    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    • October 23, 2024
    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    Përplasje e ashpër mes Gani Gecit dhe Nait Hasanit për dëshmitarët e Speciales në Hagë

    • October 23, 2024
    Përplasje e ashpër mes Gani Gecit dhe Nait Hasanit për dëshmitarët e Speciales në Hagë

    Publikohen pamjet nga momenti kur ndodhi sulmi brenda selisë së aviacionit në Ankara

    • October 23, 2024
    Publikohen pamjet nga momenti kur ndodhi sulmi brenda selisë së aviacionit në Ankara

    Kolaj i IKD-së thotë se Prokuroria mund të jetë e kapur nga elemente politike

    • October 23, 2024
    Kolaj i IKD-së thotë se Prokuroria mund të jetë e kapur nga elemente politike

    Momenti kur Ilir Meta transferohet drejt burgut (VIDEO)

    • October 23, 2024
    Momenti kur Ilir Meta transferohet drejt burgut (VIDEO)