“Pengmarrja greke” e gazetarëve në kufi, revolta e Blendi Fevziut

Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar i irrituar për skandalin e shëmtuar me protagonistë palën greke në doganën e Kapshticës, ku ekipet e xhirimit të A2 CNN dhe Tv Klan u mbajtën peng për tre orë në kufi nga efektivët helenë.

Ai e konsideron ndalimin e gazetarëve në kufi dhe privimin për të ushtruar detyrën një sjellje primitive të autoriteteve në Athinë, të cilat shkelin çdo të drejtë dhe liri të individëve.

“Është e papranueshme, e patolerueshme, skandaloze dhe absolutisht primitive që një shtet anëtar i Bashkimit Europian të bllokojë në kufi gazetarët që janë duke kryer detyrën e tyre. Është e patolerueshme që një vend i BE-së shkel të drejtën për informim, shkel të drejtën e njeriut, shkel të drejtën elementare të lëvizjes së çdo qytetari shqiptar. Ngjarje të tilla mund të kesh, vonesa në kufi në vende diktatoriale, por që një vend i BE t’ju kërkojë gazetarëve shkresë nga Ministria e Jashtme apo letër shoqërimi, është të shkelësh çedo parim të lirisë së mediave dhe t’i kërkosh gazetarëve që të vihen nën tutelën  politike. Ndaj edhe njëherë insistoj, ajo që po ndodh në kufirin grek, është as më shumë e as më pak një gjest primitiv i një shteti në të cilin inati dhe mëria dominon mbi të drejtat dhe mbi parimet europiane”, shprehet Fevziu në një video të publikuar në rrjetin social Instagram.

Kujtojmë se saga e “pengmarrjes” greke ndaj mediave shqiptare në Kapshticë mori fund rreth orës 17:10, kur doganierët grekë ju kthyen gazetarëve dhe operatorëve pasaportat e vulosura, në mënyrë që të vijojnë udhëtimin drejt Selanikut për të transmetuar takimin që kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër në Porto Palace Hotel me bashkatdhetarët.

  • Postime të ngjashme

    E mundi boksierin serb, feston me flamurin kuqezi

    Boksieri shqiptar nga Prizreni, Armend Xhoxhaj, ka mposhtur në 6 raunde, rivalin e tij serb, Milosav Saviq. Ky meç u zhvillua në Chemnitz tê Gjermanisë. Xhoxhaj, dominoi tërë meçin ndaj…

    Harris u shkruan shqiptarëve tre ditë para zgjedhjeve: Do të vazhdojmë mbështetjen për Kosovën

    Faton Bislimi, anëtar i bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka njoftuar se kandidatja për presidente e ShBA’së, Kamala Harris i është drejtuar komunitetit shqiptaro-amerikan me një letër. Bislimi përmes një shkrimi…

    Mos i humbisni

    “Pengmarrja greke” e gazetarëve në kufi, revolta e Blendi Fevziut

    • November 3, 2024
    “Pengmarrja greke” e gazetarëve në kufi, revolta e Blendi Fevziut

    E mundi boksierin serb, feston me flamurin kuqezi

    • November 3, 2024
    E mundi boksierin serb, feston me flamurin kuqezi

    Harris u shkruan shqiptarëve tre ditë para zgjedhjeve: Do të vazhdojmë mbështetjen për Kosovën

    • November 3, 2024
    Harris u shkruan shqiptarëve tre ditë para zgjedhjeve: Do të vazhdojmë mbështetjen për Kosovën

    SHBA paralajmëron Iranin se nuk do të jetë në gjendje të frenojë Izraelin nëse sulmon përsëri

    • November 3, 2024
    SHBA paralajmëron Iranin se nuk do të jetë në gjendje të frenojë Izraelin nëse sulmon përsëri

    Kurti: Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm për luftimin e korrupsionit

    • November 3, 2024
    Kurti: Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm për luftimin e korrupsionit

    Shkon në katër numri i viktimave nga atentati në Shkodër, humb jetën edhe 67 vjeçari që u përplas nga makina

    • November 3, 2024
    Shkon në katër numri i viktimave nga atentati në Shkodër, humb jetën edhe 67 vjeçari që u përplas nga makina