Përçarje midis ushtrisë ruse dhe grupit Wagner, Prigozhin thotë se ia bombarduan kampin me raketa – dalin pamjet në rrjet

Shefi i grupit mercenar rus Wagner, Yvgeny Prigozhin raporton se kampi i tyre ra preh e një sulmi masiv me raketa nga forcat e armatosura ruse, raporton Kyiv Post.

Si rrjedhojë, Prigozhin ka premtuar se do të hakmerret ndaj këtyre sulmeve.

Shefi i grupit Wagner thuhet se do të luftojë me udhëheqjen ushtarake dhe se administrata presidenciale dhe strukturat shtetërore jo-ushtarake nuk do të preken.

Bazuar në pamjet të shpërndara në rrjetin social Twitter, kampi ishte i përfshirë nga flakët.

Gjatë ditës, Prigozhin kishte ndarë një video në Telegram ku kishte fajësuar ministrin e mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu për fillimin e luftës së Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar.

Duke folur fillimisht për luftimet në Ukrainën lindore që filluan në vitin 2014 pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë, Prigozhin tha: “Ne po i godisnim ata dhe ata po na godisnin ne. Kështu vazhdoi për tetë vite të gjata, nga 2014 deri në 2022. Ndonjëherë numri i përleshjeve do të rritej, ndonjëherë do të zvogëlohej”.

“Më 24 shkurt [2022] nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme atje. Tani Ministria e Mbrojtjes po përpiqet të mashtrojë publikun, të mashtrojë presidentin dhe të tregojë një histori se ka pasur një agresion të çmendur nga Ukraina, se së bashku me të gjithë bllokun e NATO-s, Ukraina po planifikonte të na sulmonte”, shtoi ai./Telegrafi

  • Postime të ngjashme

    Policia po e kërkon këtë grua të dyshuar për vjedhje në Prizren (FOTO)

    Policia në Prizren njofton se është duke zhvilluar hetime lidhur me një vepër të vjedhjes që ka ndodhur me datën 21.05.2024 rreth orës 18:15 në rrugën “ Rruste Kabashi” në…

    Arrestimi i Metës, reagon për herë të parë kryeministri Edi Rama

    Dy ditë më parë është arrestuar kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Lidhur me arrestimin e tij, sot për herë të parë ka folur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi…

    Mos i humbisni

    Policia po e kërkon këtë grua të dyshuar për vjedhje në Prizren (FOTO)

    • October 23, 2024
    Policia po e kërkon këtë grua të dyshuar për vjedhje në Prizren (FOTO)

    Arrestimi i Metës, reagon për herë të parë kryeministri Edi Rama

    • October 23, 2024
    Arrestimi i Metës, reagon për herë të parë kryeministri Edi Rama

    Sulmohet kompania e hapësirës ajrore në Turqi, disa të vdekur

    • October 23, 2024
    Sulmohet kompania e hapësirës ajrore në Turqi, disa të vdekur

    Hovenier bën thirrje KPK-së që të jetë transparente dhe gjithëpërfshirëse në konkursin që ka hapur

    • October 23, 2024
    Hovenier bën thirrje KPK-së që të jetë transparente dhe gjithëpërfshirëse në konkursin që ka hapur

    Thaçi qeshet kur Geci flet për puthjen e dorës që pretendon se ia bëri ish-presidenti

    • October 22, 2024
    Thaçi qeshet kur Geci flet për puthjen e dorës që pretendon se ia bëri ish-presidenti

    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    • October 22, 2024
    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen