Prokuroria e akuzoi ish drejtorin që diskriminoi mësuesën për shkak të shamisë në një shkollë në Suharekë, sot doli para gjykatës

Liman Bytyçi, ish-drejtor i shkollës fillore të mesme të ulët “Flamuri i Arbërit”, është ulur në bankën e të akuzuarve për t’u ballafaquar me aktakuzën e Prokurorisë që rëndon ndaj tij.Bytyçi po ngarkohet për veprën penale, shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës.Sipas Prokurorisë i pandehuri në gusht të vitit 2022, kishte vendosur që mësueses së lëndës së matematikës, Remize Lezi t’ia ndalojë ushtrimin e detyrës dhe t’ia mohojë nënshkrimin në listën e arsimtarëve prezent.Megjithëse, për shumë vite përcolli breza të nxënësve, mësueses iu pamundësua hyrja në shkollë kur vendosi të barte shaminë.Përball kësaj akuze, ish drejtori Bytyçi u deklarua i pafajshëm.“Nuk e pranoj fajësinë, pasi aktakuza është e pabazuar”- tha ai.

Muhamet Mujaj, avokat i cili përfaqëson mësuesen Lezi, ka deklaruar se qëndron prapa ndjekjes penale dhe pranë kërkesës pasurore juridike.

Pas kësaj gjykata ka udhëzuar të akuzuarin që në afatin prej 30 ditësh të parashtrojë kërkesë për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.Sipas aktakuzës më datë 30 gusht 2022, në fshatin Reshtan, Komuna e Suharekës, në shkollën fillore të mesme të ulët “Flamuri i Arbërit i pandehuri në cilësinë e personit zyrtar, si drejtor i shkollës duke keqpërdorur pozitën apo autorizimet e tij ia mohon ose ia kufizon të drejtën për shprehje të lirë të identitetit të saj ose për të gëzuar autonominë e saj fetare të dëmtuarës, Remzije Lezi.

Në aktakuzë thuhet se pasi e dëmtuara kishte vendosur mbulesë fetare dhe për herë të parë ishte paraqitur me mbulesë në shkollën ku punonte si mësimdhënëse e matematikës, i pandehuri si drejtor i shkollës ia ndalon hyrjen në objekt.Prokuroria thotë se e dëmtuara edhe përkundër ndalesës ka shkuar në shkollë dhe ka qëndruar aty aq sa ka qenë e paraparë të rri por që nuk është lejuar të nënshkruaj listën e prezencës në detyrë e as listën e sindikatës meqë ishin në grevë.

Ditën kritike i pandehuri ia ofron të dëmtuarës vendimin e Këshillit Drejtues të shkollës nr.31 datë 29 gusht 2022, në bazë të së cilit nuk i lejohet ushtrimi i profesionit të mësueses në atë shkollë dhe pas këtij vendimi e njëjta dy ditë nuk shkon në shkoll por pasi dëgjon në lajme kryetarin e komunës së Suharekës, se ai vendim është i pavlefshëm të nesërmen shkon në shkollë por përsëri i pandehuri i kërkon që të largohet dhe po ashtu ia mohon të drejtën e nënshkrimit në listën e arsimtarëve prezent në shkollë.Me këtë sipas Prokurorisë i pandehuri akuzohet se ka kryer veprën penale shkelja e statusit të barabartë të shtetsve dhe banorëve të Republikës së Kosovës./kallxo.com

  • Postime të ngjashme

    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se kreu i PL-së, Ilir Meta, kishte kërkuar strehim politik në Hungari, para se të arrestohej me kërkesë të SPAK. Ngjela në RTSH tha se…

    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother

    Rrezarti ka paralajmëruar se do ta lë shtëpinë e Big Brother. Deri këtu erdhi pas debateve me Gresën. Ai ka kërkuar të hyjë në dhomën e rrëfimeve sepse siç tha…

    Mos i humbisni

    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    • October 24, 2024
    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother

    • October 24, 2024
    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother

    Drecun sulmon AKI’në dhe SHISH’in: Po rekrutojnë edhe serbë

    • October 24, 2024
    Drecun sulmon AKI’në dhe SHISH’in: Po rekrutojnë edhe serbë

    Ultrasit e Fenerbahçes sulmojnë tifozët e Man United përpara ndeshjes në Ligën e Evropës

    • October 24, 2024
    Ultrasit e Fenerbahçes sulmojnë tifozët e Man United përpara ndeshjes në Ligën e Evropës

    ​Bislimi: Takimi me Petkoviq në Bruksel përfundoi pa rezultat në tema të rëndësishme

    • October 24, 2024
    ​Bislimi: Takimi me Petkoviq në Bruksel përfundoi pa rezultat në tema të rëndësishme

    Petkoviq flet pas takimit me Bislimin në Bruksel

    • October 24, 2024
    Petkoviq flet pas takimit me Bislimin në Bruksel