Publikohen pamjet nga momenti kur ndodhi sulmi brenda selisë së aviacionit në Ankara

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe 22 janë plagosur në një sulm në selinë e një kompanie aviacioni pranë kryeqytetit turk, Ankara.

Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya tha se dy sulmues, një grua dhe një burrë, janë “neutralizuar”.

Imazhet e shfaqura nga kanali televiziv NTV treguan një re të madhe tymi përpara hyrjes së Industrive të Hapësirës Ajrore Turke (TAI), e cila ndodhet rreth 40 km (25 milje) jashtë kryeqytetit.

Gjithashtu nuk është e qartë se sa persona janë përfshirë në sulm, krahas dyshes, dhe nëse ka të dyshuar të tjerë për t’u kapur.

Autorët e sulmit në selinë e Kompanisë shtetërore turke të Aviacionit (TUSAS) që ndodhet në Ankara me shumë gjasa janë anëtarë të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), tha të mërkurën para gazetarëve Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.

Ai shtoi se numri i të vdekurve si pasojë e sulmit ka shkuar tashmë në pesë.

Po kështu 14 persona u plagosën në atë që qeveria e quajti një sulm terrorist.

Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe një shpërthim në një vend pranë Ankarasë.

Më herët Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya tha se dy personat që kryen sulmin ishin vrarë në vendngjarje, duke shtuar se tre nga të plagosurit ndodheshin në gjendje kritike për jetën.

Në median turke u transmetuan pamjet e personave të armatosur duke hyrë në ndërtesën e TUSAS-it.

Në një konferencë në kuadër të takimit të grupit ekonomik BRICS që mbahet në Kazakistan, Presidenti turk Tajip Erdogan me në krah Presidentin Vladimir Putinin e dënoi sulmin.

Erdogan pranoi gjithashtu ngushëllimet e zotit Putin.

Po kështu sulmi u dënua nga NATO, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Identiteti i autorëve të sulmit mbetet ende i paqartë.

Deri tani asnjë grup nuk kishte marrë përgjegjësinë mbi ngjarjen. Agjencia shtetërore ‘Anadolu’ njoftoi se prokurorët kishin nisur një hetim mbi sulmin.

Disa media pretenduan se bëhej fjalë për një sulm vetëvrasës dhe se brenda ndërtesës kishte pengje, por zyrtarët nuk e konfirmuan një gjë të tillë.

Dëshmitarët i thanë agjencisë ‘Reuters’ se punonjësit brenda ndërtesës ishin marrë nën mbrojtjen e autoriteteve dhe se askush nuk ishte lejuar të largohej për disa orë.

Të tjerë dëshmitarë thanë se kishin dëgjuar shpërthime në dalje të ndryshme të ndërtesës ndërsa punonjësit e kompanisë që kishin përfunduar orarin zyrtar të punës, po largoheshin.

Dëshmitarët më vonë thanë se evakuimi i personelit nga selia e TUSAS-it kishte filluar dhe se autobusë të mbushur me njerëz ishin lejuar të largoheshin me përfundimin e operacionit.

Televizionet transmetuan pamje të një porte të dëmtuar dhe shkëmbim zjarri në një parkim. Po kështu pamjet tregonin sulmuesit e armatosur teksa hynin në ndërtesë me çanta shpine në kurriz. Më vonë u panë të mbërrijnë ambulanca dhe helikopterë.

TUSAS-i është kompania më e madhe prodhuese e mjeteve ajrore në Turqi, mes tyre helikopterë luftarakë dhe civilë. Ajo po prodhon edhe avionin e parë luftarak të vendit, KAAN.

Kompania në pronësi të qeverisë turke ka një personel prej më shumë se 10,000 punonjësish.

  • Postime të ngjashme

    Kolaj i IKD-së thotë se Prokuroria mund të jetë e kapur nga elemente politike

    Astrit Kolaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha se Prokuroria në Kosovë mund të jetë e ndikuar nga grupe të ndryshme të interesit qoftë politike, apo edhe të tjera.…

    Momenti kur Ilir Meta transferohet drejt burgut (VIDEO)

    Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar këtë të mërkurë, pas një seance me debate, vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Ilir…

    Mos i humbisni

    Publikohen pamjet nga momenti kur ndodhi sulmi brenda selisë së aviacionit në Ankara

    • October 23, 2024
    Publikohen pamjet nga momenti kur ndodhi sulmi brenda selisë së aviacionit në Ankara

    Kolaj i IKD-së thotë se Prokuroria mund të jetë e kapur nga elemente politike

    • October 23, 2024
    Kolaj i IKD-së thotë se Prokuroria mund të jetë e kapur nga elemente politike

    Momenti kur Ilir Meta transferohet drejt burgut (VIDEO)

    • October 23, 2024
    Momenti kur Ilir Meta transferohet drejt burgut (VIDEO)

    Zbulohet fatura e dorëzuar në SPAK, Kryemadhi transfertë 287 mijë euro nga Qipro në San Marino

    • October 23, 2024
    Zbulohet fatura e dorëzuar në SPAK, Kryemadhi transfertë 287 mijë euro nga Qipro në San Marino

    Me plis në kokë dhe shqiponjën dykrenare në të – Edon Zhegrova feston triumfin përballë Atleticos

    • October 23, 2024
    Me plis në kokë dhe shqiponjën dykrenare në të – Edon Zhegrova feston triumfin përballë Atleticos

    Katër të vdekur në sulmin terrorist në Turqi: Dy sulmues të vrarë, një po i mban peng punëtorët (Video)

    • October 23, 2024
    Katër të vdekur në sulmin terrorist në Turqi: Dy sulmues të vrarë, një po i mban peng punëtorët (Video)