Rrëfimi interesant nga Mike Tyson: Hyra në burg me 15 milionë dollarë në llogarinë time, dola me 300-400 milionë

Mike Tyson vazhdoi përgatitjet e tij për ndeshjen kundër YouTuber-it Jake Paul, që do të zhvillohet më 15 nëntor në Teksas.

Edhe pse të dy luftëtarët janë larg nga më të mirat që mund të shihen në sport, ka shumë interesim për ndeshjen dhe reklamohet çdo ditë në televizione dhe podkaste. Kështu në podcastin e Andre Ward, një ish-boksier, Mike zbuloi historinë e tij ndërsa vuante një dënim me burg në fillim të viteve nëntëdhjetë.

“Unë shkova në burg me 15 milionë dollarë në llogarinë time. Kur dola, kisha nga 300 deri në 400 milionë dollarë. Don King dhe ai ekuipazh vazhdonin të vinin dhe të më sillnin kontrata që do të firmosja dhe do të fitoja para serioze menjëherë”, deklaroi Tyson.

 

Këto ishin marrëveshje të ndryshme sponsorizimi, promovimi dhe të drejtave televizive nga ata që ishin të etur për kthimin e Tyson në ring dhe po i jepnin atij një shumë të madhe parash për të marrë të drejtat e emrit dhe markës së tij.

Ndeshja e rikthimit të Iron Mike pasi ishte në burg ishte në gusht të vitit 1995 kundër Peter McNeeley dhe sipas mediave amerikane, Tyson fitoi nga 20 deri në 30 milionë dollarë për atë ndeshje vetëm për luftën.

Kujtojmë se Tyson u dënua me gjashtë vjet burg në vitin 1992 për përdhunimin që kreu një vit më parë. Më pas, si një yll 25-vjeçar i sportit botëror, ai përdhunoi Desiree Washington, një vajzë 18-vjeçare, e cila me profesion ishte modele.

Tyson u kërcënua me deri në 63 vjet burg, por ai u shpall i pafajshëm për disa pika të aktakuzës. Pas tri vitesh vuajtje të dënimit, ose gjysmën e tij, ai u lirua. Deri në fund të karrierës së tij ai zhvilloi edhe 16 duele të tjera, por me shumë më pak sukses.

Në kohën kur shkoi në burg, ai ishte në rekordin 42-1 dhe e përfundoi karrierën me rezultatin 50-6 me dy duele pa vendime./Telegrafi

  • Postime të ngjashme

    Gjermania zotohet të mos frikësohet më nga Rusia

    Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock është zotuar të martën se vendi i saj nuk do të frikësohet nga politika e re parandaluese bërthamore e Rusisë, duke thënë se…

    Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake – Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

    Policia ka realizuar sot një aksion në Zveçan, ku ka sekuestruar armë, municion e veshje ushtarake. Policia në njoftimin e bërë për media ka bërë të ditur se aksioni është…

    Mos i humbisni

    Gjermania zotohet të mos frikësohet më nga Rusia

    • November 19, 2024
    Gjermania zotohet të mos frikësohet më nga Rusia

    Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake – Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

    • November 19, 2024
    Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake – Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

    Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit

    • November 19, 2024
    Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit

    Muhamed Sejdini jep dorëheqje nga pozita e tij si president i FFM-së

    • November 17, 2024
    Muhamed Sejdini jep dorëheqje nga pozita e tij si president i FFM-së

    Ramiz Brahimaj triumfon në UFC, bën një dedikim emocionues për babagjyshin

    • November 17, 2024
    Ramiz Brahimaj triumfon në UFC, bën një dedikim emocionues për babagjyshin

    I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

    • November 17, 2024
    I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër