Varhelyi thotë se propozimi i Ekipit Menaxhues është pikënisje në diskutimet për Asociacionin

Komisionari Evropian për Çështje të Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, ka thënë të martën se draft-propozimi i Ekipit Menaxhues, duhet të jetë pikënisje në diskutimet për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Draft-statuti për Asociacionin është prezantuar më 2 maj në Bruksel, në kuadër të takimit të nivelit të lartë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Dokumenti është përpiluar nga një ekip menaxhues, i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb.

Ky ekip është shkarkuar një ditë më vonë, nga autoritetet e Kosovës.

BE-ja ka thënë se ky vendim është në kundërshtim me “frymën dhe tekstin e marrëveshjeve“.Në debatin për Kosovën, të mbajtur të martën në Parlamentin Evropian, Varhelyi ka thënë se krijimi i Asociacionit është obligim që del nga marrëveshjet e dialogut.

“Duhet të zbatohen të gjitha obligimet nga dialogu, pa vonesa dhe pa kushte, përfshirë edhe atë nga marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë Serbe. Siç ka nënvizuar Përfaqësuesi i posaçëm për dialog [Mirosllav Lajçak] draft-propozimi i prezantuar në takimin e fundit nga Ekipi Menaxhues, është pikënisje për diskutimet e mëtejme për themelimin e Asociacionit“.Kryeministri Kurti, ka thënë se draft-statuti i prezantuar, është “fundamentalisht i papajtueshëm me kushtetutshmërinë” e vendit.

Si përgjigjje, ai e ka prezantuar më pas një draft-vizion, që, sipas tij, rregullon çështjen e komuniteteve joshumicë në Kosovë.

Në këtë dokument të Kurtit thuhet, mes tjerash, se ai do t’u ofrojë mundësi pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e tyre përmes “kornizës së vetëmenaxhimit”, kanal të drejtpërdrejtë komunikimi me Qeverinë e Kosovës, si dhe mundësi për t’u financuar nga Kosova dhe vende të tjera, përfshirë edhe Serbinë.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013, dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria aktuale e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.Disa burime në Bruksel, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, ditë më parë, se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është “kusht mbi të gjitha kushtet” në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Përgjatë debatit në Parlamentin Evropian, Varhelyi ka thënë se Komisioni Evropian e mirëpret vendimin për liberalizim të vizave për Kosovën.Institucionet e BE-së kanë marrë vendim që shtetasit e Kosovës të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Zonës Schengen prej 1 janarit të vitit 2024.

“Qeveria e Kosovës ka marrë pozicion të qartë sa i përket agresionit rus ndaj Ukrainës dhe ne e mirëpresim këtë. Kosova duhet të përmirësojë kornizën ligjore për vazhdimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë edhe konfiskimin e pasurisë së krijuar në mënyrë ilegale“.Sipas tij, gjyqësori akoma nuk është sa duhet efikas dhe ka ndërhyrje të panevojshme politike.

Mes tjerash, Varhelyi ka shprehur gatishmëri për të vazhduar ndihmën për Kosovën në sektorin e energjisë. (Rel)

  • Postime të ngjashme

    “Ne nuk do të ndalemi!”, reagon Nagavci pasi opozita dorëzoi kallëzimi penal ndaj saj

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pasi deputetët opozitarë kanë dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale, kallëzim penal ndaj saj me arsyetimin se subvencionimi i teksteve shkollore nga MASHTI ka…

    Ai pritet të jetë sekretar i Shtetit amerikan, por cilat janë “marrëdhëniet” e Marco Rubio me Kosovën?

    Donald Trump pritet të zgjedhë senatorin amerikan Marco Rubio si sekretar i ri i Shtetit i SHBA-së. Kjo gjë është raportuar nga disa media botërore, sipas të cilave, presidenti i…

    Mos i humbisni

    “Ne nuk do të ndalemi!”, reagon Nagavci pasi opozita dorëzoi kallëzimi penal ndaj saj

    • November 12, 2024
    “Ne nuk do të ndalemi!”, reagon Nagavci pasi opozita dorëzoi kallëzimi penal ndaj saj

    Ai pritet të jetë sekretar i Shtetit amerikan, por cilat janë “marrëdhëniet” e Marco Rubio me Kosovën?

    • November 12, 2024
    Ai pritet të jetë sekretar i Shtetit amerikan, por cilat janë “marrëdhëniet” e Marco Rubio me Kosovën?

    Gjermania ka shitur 50 mijë Bitcoin me çmimin prej 50 mijë eurosh për njësi në korrik

    • November 12, 2024
    Gjermania ka shitur 50 mijë Bitcoin me çmimin prej 50 mijë eurosh për njësi në korrik

    Si të luftojmë fryrjen e barkut?

    • November 12, 2024
    Si të luftojmë fryrjen e barkut?

    Konjufca: Po jetojmë në kohë të pasigurta

    • November 12, 2024
    Konjufca: Po jetojmë në kohë të pasigurta

    Franca: Forcat izraelite s’guxojnë të futen në zonat tona të administruara në Jerusalem

    • November 12, 2024
    Franca: Forcat izraelite s’guxojnë të futen në zonat tona të administruara në Jerusalem