Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 19 persona nën dyshimin se kanë zhvilluar lojëra të bixhozit ilegal.

19 personat u arrestuan të premten pas mesnate në një lokal në rrugën “2 Korriku” në Prizren, ku dyshohet se po zhvillohej bixhoz i paligjshëm.

“Raportohet se janë arrestuar 19 persona si të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që janë hasur brenda në një lokal, ku dyshohet se janë zhvilluar lojëra të fatit dhe bixhoz i pa ligjshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Bastet sportive në Kosovë u mbyllën në vitin 2019, pas vendimit të Qeverisë Haradinaj. Kjo ndalesë e përgjithshme u ndërmor pas disa vrasjeve që ndodhën nëpër kazino.