Nisja e punës së Komisionit të Zgjedhur Evropian mund të shërbejë si përshpejtues i dialogut Kosovë-Serbi.

Deputeti i Budestagut të Gjermanisë, Thomas Hacker vlerëson se deri atëherë nuk do të ketë lëvizje në këtë drejtim.

”Jemi në periudh tranzitore të Komisionit Evropian, pra komisioni tjetër është në orët e fundit, do të kemi një komisioner me politikë zgjerimi, një grua nga Sllovenia që ka njohuri për rajonin dhe po ashtu Miroslav Lajcak nuk do të jetë në krye të dialogut Prishtinë-Beograd. Kështu do të kemi mundësi për një rifillim”, tha ai pë Top Channel.

Ai shtoi se ky rifillim i dialogut do të bëhet vetëm mbas zgjedhjeve të qeverisë së re në Kosovë.

Në Kosovë do të ketë zgjedhje dhe deri atëherë nuk mund të bëhet shumë, por pas zgjedhjeve dhe me komisionin e ri duhet të riforcohet procesi, duhet të bëhet e qartë se marrëveshjet e arritura eht të përmbushene impementohen nga të dyja palët”.

Sa i përket mos zbatimit të marrëveshjeve nga të dyja anët për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, deputeti gjerman thotë se durimi do të mbarojë shpejt.

”Faktikisht pas zgjedhjeve në Kosovë dhe formimit të qeverisë së re, do të mbarojë durimi për të dyja palët. Serbia nuk mund të thotë ne do e nënshkruajm marrëveshjen e më vonë të thotë ne nuk e nënshkruajm e pastaj të thotë se është kundër kushtetueses”, tha Hacker.