Forcat ukrainase kanë goditur radarin e sistemit raketor të mbrojtjes kundërajrore S-400 në rajonin rus Kursk, midis 23 dhe 24 nëntorit.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase njoftuan se trupat e saj, goditën pozicionet e divizionit të mbrojtjes ajrore nga Regjimenti i 1490 të Federatës Ruse në rajonin Kursk, transmeton Telegrafi.

Një njësi ruse ishte përfshirë në kryerjen e operacioneve luftarake, por u parandalua nga trupat tona”, u tha ushtria ukrainase.

Sulme të tilla të kryer nga rusët, sipas ukrainase shënjestron zakonisht qendrat civile dhe civilët në përgjithësi.

Ndryshe ukrainasit janë zotuar se nuk do të ndalen së luftuari, deri në çlirimin e çdo pëllëmbe të territorit të tyre.