Këtë javë për vizitë në Kosovë ka qëndruar Ndihmësadministratoren e Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Erin McKee.

Gjatë kësaj vizite zyrtare ajo pati një agjendë goxha të ngarkuar, ku u takua me zyrtarë të Kosovës, partnerë, udhëheqës të shoqërisë civile, të rinj, media dhe përfitues.

Këtë vit USAID i bën dy dekada e gjysmë nga fillimi i pranisë në Koosvë.

Lidhur me këtë Ambasada e ShBA-së në Kosovë në njoftimin e saj thotë se kjo vizitë thekson mbështetjen 25 vjeçare të USAID-it në Kosovë dhe riafirmon përkushtimin e SHBA-së për demokracinë e Kosovës, rritjen ekonomike dhe integrimin euroatlantik, duke forcuar stabilitetin rajonal dhe vlerat e përbashkëta.