Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po qëndron në Kolumbi ku është mirëpritur nga presidenti i Senatit dhe Kongresit, Efraín Cepeda, si dhe nga zëvendës presidenti e kryetarë të Komisioneve.

Osmani ka thënë se ka diskutuar për rëndësinë e paqes dhe promovimin e vlerave që na përbashkojnë.

“Gjatë vizitës në Kolumbi, u mirëprita në Senatin e Kolumbisë nga Presidenti i Senatit dhe Kongresit, z.Efraín Cepeda, si dhe nga zëvendës Presidenti e kryetarë të Komisioneve. Diskutuam për rëndësinë e paqes dhe promovimin e vlerave që na përbashkojnë, për bashkëpunimin ndërparlamentar dhe fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës. Falenderuese për mikpritjen, mbështetjen dhe bisedën e përzemërt”, shkruan Osmani në Facebook.