Një person është arrestuar në Prizren pasi dyshohet se ka tentuar ta dhunojë të dashurën e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“DHUNIM NË TENTATIVË- Prizren / 30.11.2024 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte tentuar që me forcë dhe pa dëshirën e të dashurës së tij viktimës femër kosovare të kryej marrëdhënie seksuale. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”